Pas largimit të Carlo Ancelottit, Jupp Heynckes rikthehet tek Bajerni i Mynihut dhe do drejtojë skuadrën deri në fund të sezonit dhe më pas drejtuesit do vendosin trajnerin e ardhshëm.
Hejnkes është i përzgjedhuri nga drejtuesit bavarez që të ulet në pankinën e skuadrës nga “Allianz Arena”.
72-vjeçar është shumë i dashur për tifozët e Bajernit pasi kur ai u tërhoq në vitin 2013 nga pankina fitoi tripletën e titujve.
Në skenë dolën edhe emrat e Tomas Tuhel, Luis Enrike apo Van Gal por duket se skuadra gjermane zgjodhi eksperiencën e Hejnkes që deri në fund të sezonit sipas Billd do drejtojë Bajernin e Mynihut.