E dashura e agresorit të Las Vegas që vrau 59 persona të dielën dhe plagosi 500 të tjerë tha se nuk ia kishte idenë për planin e partnerit të saj “të sjellshëm, të dashur e të qetë”.
Ende nuk dihet se pse ai hapi zjarr mbi turmën e njerëzve në një koncert të muzikës “country”, duke kryer masakrën e vrasjes masive më të madhe në historinë e SHBA-së të kohëve të fundit.
E dashura e Paddock u kthye me vullnet të plotë nga Filipinet në SHBA për të folur me FBI-në në lidhje me ngjarjen shokuese.
“Nuk ma merrte mendja kurrë që po planifikonte diçka të tillë. Nuk ishte treguar kurrë i dhunshëm,” tha ajo përpara autoriteteve amerikane.