Dhjetë fëmijë janë helmuar sapo kanë dalë nga shkolla, mesditën e sotme në Pukë. Mësohet se shkak për helmimin e të vegjëlve është bërë dezinfektimi i shkollës.
Nxënësit kanë zhvilluar mësim menjëherë pas kryerjes së këtij procesi, duke përfunduar në spital.
Ata kanë shfaqur simptoma helmimi sapo kanë mbaruar mësimin dhe janë dërguar në spitalin rajon, ku kanë marrë ndihmë mjekësore.