“Më goditën sapo zbrita nga makina, dyshoj që ishin dy persona”, ka thënë shefi i SHIK-ut në Berat, Artan Dauti në dëshminë e parë për policinë pas sulmit fizik.
Dauti ka shërbyer si shef i SHIK-ut në Berat në vitet 1993- 1996, ndërsa prej vitesh jetonte në Itali bashkë me familjen. Prej tre ditësh ai ishte kthyer në vendlindje, ndërsa janë ende të paqarta shkaqet e këtij sulmi.