Nga Anton Chekhov
Ata edhe këndonin, edhe teatrin e donin me zjarr, edhe vizatonin, edhe flisnin shumë, edhe pinin, edhe koka nuk u dhimbte të nesërmen; ata ishin edhe poetë, edhe të shthurur, edhe të dashur, edhe arrogantë; ata dinin edhe të zemëroheshin pa shkak, edhe të qeshnin pa shkak, edhe të thoshin budallallëqe; ata ishin të rrëmbyer, të ndershëm, fisnikë dhe, si njerëz, s’ishin aspak më të këqinj se ai, që përgjonte çdo hap të vetin dhe çdo fjalë të vetën, që ishte njeri dyshimtar e i matur dhe që hiçgjë ishte gati ta bënte çështje.