Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për sindromën Down! Fondacioni Down Syndrome Albania organizoi një marshim në Bulevardin “Zogu I”, nën moton “Eja të kesh një shok për kokë përkrah teje”.
Në këto pak kilometra ecje, morëm pjesë dhjetra prindër së bashku më fëmijët e tyre me këtë sindromë, si dhe fëmijë të shkollave të kryeqytetit.
Prindërit nuk dorëzohen, dhe të gjitha bashkohen thuajse në një pikë sa i takon kërkesës ndaj shtetit.
Themeluesja e fondacionit, Emanuela Zaimi rrëfeu se cila është pyetja që mundon më shumë prindërit që kanë fëmijë me këtë sindromë.
“Asnjë prind nuk ka siguri se cfarë do të ndodh me fëmijën tim kur të mos jem.E gjithë mosha e individëve me sindrmën daën mbi moshën 16 vjec janë të izlouar të papërfshirë në komunitet, pamundësi për të marrë një zanat për tu hedhur në tregun e punës. Do të doja që analiza e kariotipit që vërteton sindromën dawn bëhet vetëm në privat dhe ka një kosto të tmerrshme.Do të doja që kjo analizë të rimbusrodhet nga shteti” shprehet Emanuela Zaimi ,Themeluese e DSA
Ky marshim, i quajtur Buddy Ealk organizohen në shumë vende të botës gjatë muajit tetor që prej vitit 1995, ndërsa në Shqipëri organizohet për herën e pestë.