Ndërsa një atentat me armë zjarri u shënua paraditen e sotme në qytetin e Vlorës, në rrugën e fshatit Kafaraj që lidhet me autostradën Levan- Tepelenë, poshtë një nënkalimi është gjetur i djegur një mjet tip “BMW”.
Dyshimet e para të çojnë të mendosh se makina është përdorur nga personat që kryen atentatin në Vlorë, të cilat pasi janë larguar nga vendngjarja i kanë vënë flakën automjetit. Raportohet se në makinë është gjetur edhe një armë zjarri e tipit kallashnikov.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 09: 35, në rrugën Transballkanike, pranë një karburanti, ku tre persona janë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga persona ende të paidentifikuar.