Jemi qytet tërheqës, kërkojmë një kryetar zemërgjerë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jemi qytet tërheqës, kërkojmë një kryetar zemërgjerë

12:59 | 29/09/2017
në Bota
0

Si e gjeti kandidatin për kryetar qyteti Gossau i Zvicrës?

Në vende shumë të zhvilluara, siç është Zvicra, pak njerëz duan të merren me politikë. Sepse politika kërkon shumë angazhim dhe shumë gatishmëri për të sakrifikuar edhe kohën e lirë. Më 26 nëntor Gossau, një qytet në Zvicrën lindore, do të zgjedhë një kryetar të ri. Një shef të komunës, ashtu siç do t’i zgjedhin kryetarët e komunave kosovarët më 22 tetor. Apo shqiptarët e Maqedonisë një javë më herët. Ndërsa në viset tona kandidatët nuk mungojnë, madje ka me bollëk aspirantë për kryetar të komunave dhe aspirantë për të qenë asambleist.

Gossau ka probleme të tjera. Nga mesi i gushtit në gazetat «St. Galler Tagblatt» dhe «NZZ» u botua kjo shpallje: kërkohet një personalitet me dije strategjike dhe me përvojë në udhëheqje, i cili do ta çonte përpara Gossaun. Në shpallje shprehej dëshira për një person të hapur, komunikativ dhe të interesuar për politikën, i cili do të ishte i motivuar për punë, i angazhuar dhe i afërt me qytetarët. Të interesuarit të lajmërohen në komitetin mbipartiak të përbërë nga liberalët, socialdemokratët, të gjelbrit dhe popullistët e djathtë.

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Njëri nga të interesuarit është bibliotekari Wolfgang Giella. Ai është rritur pranë liqenit të Zürichut, jeton në Chur (një qytet në Zvicrën lindore, në kantonin Graubünden) dhe punon në Winterthur afër Zürichut. Pasi e pa shpalljen Giella dorëzoi kandidaturën. Gjithsej 10 persona shprehën interesim për të qenë kryetar të Gossau, katër prej tyre u ftuan për të marrë pjesë në garë, mes tyre edhe Giella. Ai është anëtar i Partisë Socialdemokrate, por pas shpalljes së kandidaturës e ka pezulluar anëtarësinë. Ndonëse përkatësia e tij partiake nuk ka luajtur rol në përzgjedhjen e tij. Komiteti mbipartiak me gjasë ishte i lumtur që dikush shprehu interesim për t’u bërë kryetar komune, edhe pse nuk rrjedh nga Gossau.

Giella është baba i dy fëmijëve dhe doktor shkence i aziatikës së lashtë, turkologjisë, dijeve për Azinë qendrore dhe iranistikën. Ai ka punuar në një bibliotekë në Gjermani dhe tani drejton bibliotekën e Shkollës së Lartë të Zürichut të Shkencave të Aplikuara (ZHAW). Çfarë e lidh Giellan me Gossaun? Në vitet 80-të ai kishte bërë një xhiro me biçikletë në Zvicrën lindore dhe në Gossau «më është shpërthyer goma e biçikletës», ka treguar ai për gazetën «Tages Anzeiger». Më 26 nëntor do të dihet nëse kjo përvojë e tij do të mjaftojë që ai të marrë votat për kryetar të Gossau. /dp/

Etiketa: GossauKryetarWolfgang GiellaZvicër

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para

Gjeografia shpirtnore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com