Prapë i harruan patatet! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prapë i harruan patatet!

09:00 | 28/09/2017
në Opinion
0

Nga Mero Baze

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk harroi askënd për ta takuar në Tiranë. Presidentin, kryeministrin, ish- presidentin dhe ish-kryeministrin, shefin e opozitës dhe partive të vogla, deri tek pretendenti për princ të Monarkisë në Shqipëri, i cili si rekord të jetës së tij, ka faktin që ka qenë këshilltar i Presidentit të Republikës.

Nuk besoj se Haradinaj në jetën e tij ka pasur kaq shumë protokoll brenda ditës. Firmosi dhe një protokoll të përbashkët me Edi Ramën për “Vitin e Skënderbeut”. Ranë dakord si do ta kalojnë dhe 27 e 28 nëntorin bashkë të dy qeveritë, menunë e flive dhe tavës së Elbasanit.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Ky spektakël, sidomos kur bie në dorë të një regjisori si Edi Rama, është mbresëlënës dhe të mbush mendjen vërtet që je dikushi.

Por, nuk dëgjova asnjë rresht çfarë u bë me patatet. Në kulmin e sezonit veror, pati një ngjarje të hidhur. Dogana e Kosovës bllokoi mallrat që vinin nga Shqipëria, pasi më parë doganat e Shqipërisë, kishin ndaluar patatet e Kosovës të futeshin në Shqipëri, pasi nuk e kishin parashikuar në marrëveshjen doganore. Shqipëria eksporton në verë gati 1 milion euro në ditë produkte bujqësore drejt Kosovës, ndërsa Kosova pak më pak, kryesisht patate, rrush, speca dhe ndonjë produkt tjetër bujqësor. Sistemi doganor mes dy vendeve, është më shumë pengues se ai mes Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Europian, apo ai mes Kosovës e Serbisë, nga ku na vjen mielli i helmuar për të dy shtetet.

Kanë gati 18 vjet që janë zotuar se do ta rregullojnë, se do heqin barrierat doganore, se do unifikojnë sistemin e mbledhjes së taksës doganore e kështu me radhë, por në fakt asgjë nuk është bërë. Rrushi i Kosovës kalbet tani nëpër rrugë dhe e ke të vështirë ta sjellësh në Shqipëri, ashtu si shalqini ynë kalbet në fusha në Myzeqe dhe nuk është aq e lehtë ta çosh në Kosovë.

Të vetmet që kanë depërtuar në tregun e Kosovës nga Shqipëria janë shoqëritë e sigurimeve dhe rrjetet televizive, dhe ato me sa duket e kanë çarë kufirin me para në dorë. Gjithçka tjetër është më keq se mes dy shteteve normale. Shqipëria e ka humbur betejën për ta bërë Kosovën treg të saj prej 18 vitesh dhe për këtë nuk ja ka fajin, as Serbia, as Greqia, as Bashkimi Europian, por dëshira për ta parë veten në qilima të kuq dhe televizione si patriotë, dhe pastaj për të vazhduar tregtinë me Serbinë e vendet fqinje të Shqipërisë.

Tregu nuk diktohet me emocione patriotike dhe as me urdhra. Tregu diktohet me rregulla që e mundësojnë atë të jetë sukses. Dhe politikanët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës kanë dështuar ta bashkojnë tregun e Shqipërisë me atë të Kosovës. Kanë dështuar se janë pikë së pari të paaftë, pastaj të korruptuar dhe të kapur nga oligarkë që nuk e lëshojnë tregun e tyre me vendet fqinjë dhe në fund, megjithëse nuk është se kanë menduar shumë për këtë punë.

Bashkimi Kombëtar është një flluskë sapuni që e fryjnë nga buzët e tyre, kur i kanë keq punët me pushtetin, por nuk po ua kërkon njeri. Bashkimin e tregjeve, funksionimin si një shoqëri e përbashkët dhe hapësirë unike ekonomike, është një e drejtë që nuk të kufizon njeri. Por, këtë duket që nuk e bëjnë dot.

Ndaj dhe dita e sotme ishte e mbushur me qilima të kuq, flamuj kombëtar, himne, ish-presidentë, ish-kryeministra, presidentë e kryeministra në detyrë, e deri pinjollë të Monarkisë, për të na kujtuar se të gjithë këta së bashku, as patatet e Rahovecit nuk na i sjellin dot në Kukës. Asnjë fjalë nuk dëgjova për patatet!

/gazetatema.net/

Etiketa: Dogana e KosovësfliMero Bazepatatet e RahovecitPrapë i harruan patatet!taksa doganoretavë Elbasani

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Një burrë i vërtetë mban mirë gruan dhe dashnoren

Një burrë i vërtetë mban mirë gruan dhe dashnoren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com