Policia e Shkodrës ka arrestuar një person i cili ishte i shpallur në kërkim për tentativë vrasje.
Në pranga ka përfunduar 30-vjeçari Fatjon Gokaj, me banim në Shkodër, i cili u arrestua gjatë ditës së djeshme.
Ai akuzohet se në 30 mars, në bashkëpunim me Besmir Arrsin, i arrestuar ditën e ngjarjes, kanë tentuar të vrasin më armë zjarri shtetasin N. P.
Ndaj të arrestuarit materialet i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municioneve luftarake”.