Gjykata e Apelit vendosi sot uljen e masës së sigurisë, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, për ish-drejtorin e Tatimeve në Tiranë
Gjykata e Apelit vendosi për ish-drejtorin e tatimeve të Tiranës, Androkli Kokthin, uljen e masës së sigurisë nga arrest me hurg në arrest shtëpie. Ish-drejtori i Tatimeve në Tiranë, u arrestua pak ditë më parë i akuzuar për korrupsion, pasi kishte lejuar kthimin e një sasie malli një biznesi, të sekuestruar më heret.
Vendimi i sotëm i gjykatës është në vazhdën e historisë së përsëritur me zyrtarët e arrestuar për korrupsion. Arrestohen me zhurmë dhe pak ditë më pas lirohen për mungesë provash.