Kukësi ka mposhtur Laçin në stadiumin “Zeqir Ymeri”, me rezultatin 3-0.
Kukësi zhbllokoi rezultatin në minutën e 62-të, pas një autogoli të mbrojtësit Fangaj, i cili devijoi në rrjetë një goditje të sulmuesit azer Alijev. Në minutën e 76, fantazisti brazilian Kale dyfishoi shifrat, duke shënuar një supergol në trekëndëshin e portës së Selimajt dhe në të 86-ën, Bakaj vulosi shifrat në 3-0.
Nga ana tjetër, skuadra laçiane shfaqi mjaft probleme në fazën sulmuese, duke iu afruar portës së Koliçit vetëm nëpërmjet kundërsulmeve, që gjithsesi nuk ishin të rrezikshëm.