Në vend që të festonte pasi mori rrogën e tij të parë, Michael Doherty nga Skocia vrapoi në shtëpi dhe ia çoi lekët nënës së tij.
Por tani, pas 62-vitesh ato para i janë kthyer sërish. E ëma i ka ruajtur pa i prishur asnjë qindarkë edhe pse bëhet fjalë vetëm për 2 paund e nëntë pence.
77-vjeçari po pastronte shtëpinë e së ëmës pasi ajo do të shkonte në azil kur gjeti paratë në portofolin ngjyrë kafe.
Pas javës së tij të parë në punë si praktikant ndërtimi në vitin 1955, Michael ia dha paratë nënës së tij, tashmë 104-vjeçare e cila i tha se “një ditë” t’ia kthente sërish.
“Nëna më ka rritur shumë mirë, prandaj isha e sigurt që paratë do ja jepja asaj. Isha vetëm 15 vjeç dhe në atë kohë 2 paund për mua ishin shumë, sidomos kur është paga jote e parë”, ka treguar ai.