Habi dhe dhimbje kanë ndjerë banorët e Tiranës pasi një drejtues ka hedhur në koshin e plehrave një fëmijë rom, i cili i ka kërkuar lëmoshë.
Ngjarja ka ndodhur sot në rrugën “Mylsym Shyri” në kryeqytet, ndërsa kanë qenë punonjësit e Policisë Bashkiake, të cilët bënë të mundur nxjerrjen dhe dërgimin e fëmijës në Komisariatin Nr.2.
Pasi e ka ofenduar 10-vjeçarin, drejtuesi ka dalë nga makina dhe me forcë e ka hedhur dhe më pas mbyllur atë, në një prej kazanëve.