Një incident i rëndë sapo është raportuar nga Bashkia e Kamzës, ku një efektiv policie i cili ishte në detyrë është plagosur me thikë.
Nga hetimet paraprak rezulton se tek rrethrrotullimi i Bathores, punonjësi i patrullës, Z.P., rreth 50 vjeç, i cili ka qenë i planifikuar me shërbim patrullë këmbësore është qëlluar me mjet prerës nga një person ende i paidentifikuar i cili është larguar
Punonjësi i policisë është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes