Pamela Anderson i shkroi një letër Kim Kardashian duke i kërkuar asaj të ndalonte veshjen e gëzofit. Ajo e këshillon yllin e Kardashain të mos veshë më rroba gëzofi apo lëkurë kafshësh.
50- vjeçarja e Baywatch e vazhdoi letrën e saj duke pranuar se një njeri me kaq zemër të madhe, duhet të zgjedhë të mos veshi rroba të tilla, pasi ky është një shembull negativ për publikun.
“Unë jam vegan, nuk e konsumoj mishin e kafshëve. Të vrasësh kafshë për të krijuar veshje më duket diçka e tmerrshme, kështu dëmton çdo gjë. Nuk po mbaj qëndrim prej diktatoreje kundrejt Kim, por ajo duhet të tregohet e kujdesshme dhe t’i ndryshojë këto zgjedhje të gabuara, u shpreh Pamela.