Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka regjistruar cover-in e këngës “Bang Bang” për linjën e veshjeve të Patrizia Pepe.
Është publikuar edhe reklama ku protagoniste është Dua me disa vajza dhe djem, të cilët kanë qëllim të tregojnë veshjet e firmës së njohur italiane.
Shumë emra të njohur të muzikës janë bërë imazh i markave të njohura si Rita Ora për Tezenis. Nuk mund të mbetet pas Rihanna që vazhdon kontratën e saj me Puma dhe ka sjellë shpesh koleksionet e saj.