Policia e Elbasanit del me deklaratë lidhur me aksionin masiv të ditës së sotme, ku efektivët e këtij qyteti të mbështetur nga forcat RENEA dhe ato të FNSH, ndërmorën një operacion të gjerë policor në qytet dhe rrethinat e tij.
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, është shprehur i vendosur për t’i vënë përpara përgjegjësisë ligjore përgjegjësit e kësaj ngjarjeje dhe arrestimin e individëve “që mundohen të sfidojnë shtetin.
Ai ka pohuar se personi që goditi makinën e nëndrejtorit të policisë së Elbasanit është identifikuar dhe aktualisht policia po analizon situatën bashkë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
“Prej orëve të par atë mëngjesi policia e Elbasanit, e mbështetur nga forcat speciale, kanë organizuar një operacion të gjerë, i cili konsiston në kontrollin identifikimin e shoqërimin e personave me precedent kriminalë, në mënyrë të veçantë të personave me precedentë kriminalë në zonën e Elbasanit, duke marrë shkas dhe ngjarjen e fundit të ndodhur”, u shpreh Çako.