Prestigjiozja amerikane New York Times ka shkruar për Shqipërinë në vitin 1930.
Bëhet fjalë për inaugurimin Ambasadës Amerikane në Shqipëri.
“28 nëntor, 1930 – Gazeta New York Times shkruan për inagurimin e legatës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ndërtesa e parë e ndërtuar nga Departamenti i Shtetit për të qenë Ambasadë. Ambasadori amerikan Hermann Bernstein mirëpriti për ceremoninë e asaj kohe Mbretin Zog dhe të gjithë kabinetin shqiptar, si dhe trupin diplomatik dhe figura të shquara shqiptare dhe amerikane”, shkruan Ambasada Amerikane në Shqipëri.