Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës ku 3 fëmijë janë djegur në Rromanat në banesën private të shtetasit G.K. ka rënë zjarr.
Mësohet se fëmijët ishin trinjakë, të moshës 3-vjeçare.
Zjarri ra në banesën private në pronësi të shtetasit G.K. Mësohet se në momentin e rënies së zjarrit, tre të miturit ishin vetëm në banesë. Kur është kthyer nëna e fëmijëve e ka gjetur banesën të pushtuar nga flakët.
Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta.