Merr jetë Liga e Kombeve, një shans i shtuar i kuqezinjve për Europianin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Merr jetë Liga e Kombeve, një shans i shtuar i kuqezinjve për Europianin

10:50 | 20/09/2017
në Sport
0

Kombëtaret europiane nuk do të kenë më mundësinë për të kërkuar shumë ndeshje miqësore, por do të marrin pjesë në turneun e ri, Ligën e Kombeve. Pas një viti, menjëherë pas Botërorit “Rusi 2018”, në muajin shtator, do të startojë formati i ri i përballjeve mes kombëtareve europiane.

Kjo “elitë”, mbi të gjitha, do të ofrojë më shumë të ardhura nga të drejtat televizive për federatat e futbollit, një nga objektivat parësorë të Platinisë që kur e ka iniciuar këtë kompeticion.

shqiperia festa e golit izrael kombetarja1

Read more

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

Në pamje të parë, mekanizmi se si do të funksionojë ky kompeticion është disi i komplikuar, por do të shndërrohet në diçka spektakolare për sportdashësit dhe jo vetëm, sidomos në momentin kur do të mbërrihet në “katërshen finale”. Nga sot, UEFA do të prezantojë gjithçka në Gjenevë ku edhe do të miratohet axhenda, kalendari dhe rregullorja finale për Ligën e Kombeve.

Shqipëria – Katër ndeshjet e lëna nga De Biazi për Panuçin shërbyen jo vetëm për objektivin e arritjes në vendin e tretë në grup. Trajneri i ri i përfaqësueses, Kristian Panuçi, do të ketë edhe një vit kohë për t’u përgatitur, por për Ligën e Kombeve më parë sesa për kualifikueset e “Euro 2020”.

Kombetarja stervitje

Shorti – Pas një turneu të madh, menjëherë në shtator starton gara e kualifikueseve për një tjetër kompeticion të madh. Rregulli me të cilin kanë funksionuar kualifikueset deri tani në kontinent nga shtatori i vitit 2018 do të ndryshojë. Të 55 kombëtaret europiane do të ndahen në katër Liga (kategori): A, B, C, D.

Vendosja dhe qëndrimi në secilën prej tyre do të jetë me sistem ngjitjeje dhe zbritjeje. Liga A përmban 12 skuadrat më të mira në bazë të renditjes në UEFA për Kombëtaret. Të 12 këto skuadra përfaqësuese do të ndahen në 4 grupe me nga 3 ekipe që do të përballen mes tyre.

Shorti

Gjithçka do të përcaktohet dhe saktësohet në shorteun e Lozanës më 24 janar 2018, ku do të kompozohen katër grupe me nga tri skuadra dhe pastaj sipas ndarjeve edhe në Ligat e tjera.

Kompeticioni – Katër ndeshjet e grupit me sistem vajtje-ardhje do të zhvillohen mes muajve shtator dhe nëntor 2018. Skuadrat fituese të katër grupeve në secilën Ligë (A, B, C, D), kualifikohen për në “katërshen finale” në qershor 2019:

Liga e Kombeve

Dy gjysmëfinale dhe një ndeshje finale ku do të ketë edhe fitues të Ligës. Skuadrat që mbeten në fund të çdo grupi zbresin një Ligë më poshtë. Kjo praktikë do të ndiqet çdo dy vjet.

Bileta për “Euro 2020” – Përveç të tjerave, Liga e Kombeve është një mundësi që të dërgon në “Euro 2020”. Mes fundit të 2018-ës dhe në fillim të 2019-ës do të shortohen të 10 grupet e kualifikuesve të Europianit: 5 grupe nga 5 skuadra (në të cilat do të jenë edhe 4 finalistët e Ligës së Kombeve) dhe 5 grupe nga 6 skuadra, që përbën edhe totalin e 55 kombëtareve europiane.

Europiani 2020

Dy të parat e secilit grup shkojnë direkt në fazën finale të Europianit, që në total janë 20. Në fakt, mungojnë 4, pasi finalet e Europianit që do të zhvillohen në disa vende të ndryshme, nuk do të ketë një “mikpritës” që siguron të drejtën e pjesëmarrjes automatikisht. Liga e Kombeve, në të katër Ligat, do t’i garantojë biletën e kualifikimit direkt ekipit që shpallet fitues i saj, edhe nga ajo D.

“Big”-ët – Si për çdo gjë të re që vihet në zbatim, edhe për këtë format ekzistojnë disa pyetje që pritet të mësohen me kalimin e kohës kur të zbardhet gjithçka mbi funksionimin. Çfarë ndodh në rast se njëra prej skuadrave fituese të serive (A, B, C, D) do të ketë siguruar kualifikimin në Europian me anë të fazës kualifikuese?

Gjermania kampion

Atëherë mundësia e kalimit në Europian i ofrohej atij ekipi në atë grup që nuk është kualifikuar për në fazën finale të kompeticionit. Momentalisht duket e thjeshtë, por mjafton të shohësh emrat e skuadrave të mëdha të Ligës A për të kuptuar se sa e vështirë dhe e komplikuar do të jetë për këdo që të fitojë biletën për në “Euro 2020”.

/Panorama/

Të Lidhura

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

nga 27 ok
10:11 | 21/03/2025
0

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45....

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

nga 27 ok
19:02 | 25/02/2025
0

Ekipi "BM Taekwondo" ka shkëlqyer në "Open Tirana 2025", një nga eventet më prestigjioze të Taekwondo-së, zhvilluar më 22 dhe...

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Një finale e parakohshme. Shorti i fazës “playoff” përcaktoi që Manchester City të përballet me Realin e Madridit për një...

Para

Mjaft vollët vrer për Shqipërinë dhe shqiptarët, mos iu jepni zë në TV disa të shiturve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com