9500 paund për një vizë angleze, si mashtrohen të rinjtë në Tik Tok – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

9500 paund për një vizë angleze, si mashtrohen të rinjtë në Tik Tok –

21:56 | 06/10/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Të shumta janë faqet në tik-tok, të cilat ofrojnë viza për në Angli. Të paktën kështu deklarojnë, sepse e vërteta është disi ndryshe. Një histori mashtrimi është trajtuar nga emisioni Piranjat, i cili ka zbardhur një rast se si një i ri, për të realizuar ëndrrën e tij për të shkuar në Britaninë e Madhe ka paguar një shumë prej afro 9500 paund, por gjithçka i doli një mashtrim.

‘Problemi im ka nisur në vitin 2022. Jam gënjyer nga tik-toku nga Amarildo Jaku. Kishte një faqe në tik tok që bëj viza për në Angli.’

Dëshira e këtij te riu me emrin Astrit Marku, për te emigruar drejt Mbretërisë se Bashkuar, ka bërë që ai të bjerë pre e një mashtruesi, që i kishte premtuar lehtësira në marrjen e dokumenteve .

Fakt që vërtetohet edhe nga disa mesazhe që dy te rinjtë kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin.

‘Pretendonte se e bënte vizën për 10 ditë. Një pjesë të lekëve e donte në dorë. Pimë kafe dhe herën e parë i dorëzova pasaportën me 1000 euro. Herën e dytë i dhashë 2500 euro. Pra 3500 euro në dorë.’

Gjithçka e pa dokumentuar, gabim fatal që e bëjnë shumë persona kur kërkojnë të zgjidhin problemin përmes sekserëve, si në këtë rast. Por kjo ishte për shumën e vogël, atë të paradhënies. Në momentin që Astriti do të paguante pjesën më të madhe të lekeve, disa dokumente të ligjshme do firmoseshin.

‘Kur erdhi data se del viza, tha jam gati dhe bëra një deklaratë noteriale që i jap këtë shumë për 3 ditë, I kam dhënë 6500 paund, u bënë 9500 paund. Por aty në deklaratë e bëmë me arsyetimin si hua dhënie.’

Pra, të dyja palët nënshkruan një kontratë, në të cilën afati i likuidimit, do të ishte 3 ditë pas nënshkrimit të saj. Praktikisht kontrata ishte një sigurese për Astritin, e cila do te zhvlerësohej menjëherë pasi ai te merrte vizen e premtuar.

Por ditët kalojnë, dhe viza Angleze e premtuar nga Amarildo nuk dukej askund. Ne vend te saj, vetëm premtime dhe mbajtje me shprese.

‘Më siguronte që ka mikun te ambasada, por nuk ma nxirrte që ta takoja dhe gjente justifikime që s’jam me fat, se të tjerëve ja kam bërë, etj, etj. E lashë 3 muaj qetësi dhe kontakti i fundit me të ka qenë në qershor vitin e kaluar.’

…ku Amarildo zotohet se do t’i kthejë lekët, duke qenë se nuk e dërgoi dot në Angli.

Fillimisht ai i dërgon dy mesazhe, dhe me pas e përsërit premtimin nëpërmjet një telefonate. Por Amarildo, nuk e mbajti fjalën, pasi ai nuk doli në takim në orën 5, siç kishte premtuar.

‘E kam kërkuar edhe te shtëpia, por nuk del ai.’

Kjo situatë e fshehjes dhe moskthimit të lekëve nga Amarildo, vijoi për rreth një vit e gjysëm, por Amarildo ndodhej shumë më pranë se sa e kishim menduar dhe pasi gjejmë adresën e saktë, shkojmë ta takojmë.

Amarildo pretendon që është një gabim i noteres, pasi sipas tij, data për t’u likuiduar ishte në vitin 2024. Kjo është alibi, e cila mund të vërtetohet vetëm nga zyra noteriale në të cilën janë bërë dokumentet.

Noterja sqaron se në zyrën e saj është vetëm një dokument, i cili fakton se data reale e likuidimit është 13 Mars 2022.

Pasi kemi sqaruar situatën me noteren, Amarildo ngre tonet dhe kërkon te viktimizohet. Në fund të debatit premton se do të sjellë dokumentet që janë në favor të tij, por edhe pse ka kaluar gati një muaj, premtimi i Amarildos, që siç mund ta imagjinoni ngeli aty, thjeshtë premtim, sepse nga ajo ditë, ai s’u bë më i gjallë.

Read more

Operacioni kundër Call Centera-ve në Tiranë, ja kush janë 3 nga të arrestuarit –

Rockstar Games hakerohet përsëri –

Operacioni në 3 call centerat, sekuestrohen 1 mln euro, 9 masa sigurie dhe 4 të ndaluar –

Shtëpia e Bardhë vendos për Shqipërinë, Eric Wendt kandidati për ambasador

Të Lidhura

nga 27
23:41 | 13/04/2026
0

Mësohen emrat e tre nga katër të arrestuarve gjatë operacionit kundër 3 Call Centerave në Tiranë, që dyshohet se zhvatnin...

Rockstar Games hakerohet përsëri –

Rockstar Games hakerohet përsëri –

nga 27
23:13 | 13/04/2026
0

Arion Kurtaj, një haker me origjinë shqiptare, u bë protagonist i një prej goditjeve më të mëdha në historinë e...

Operacioni në 3 call centerat, sekuestrohen 1 mln euro, 9 masa sigurie dhe 4 të ndaluar –

Operacioni në 3 call centerat, sekuestrohen 1 mln euro, 9 masa sigurie dhe 4 të ndaluar –

nga 27
22:45 | 13/04/2026
0

Detaje të reja  janë zbardhur nga aksioni policor i zhvilluar mbrëmjen e sotme në Tiranë në 3 Call Centera. Sipas...

Shtëpia e Bardhë vendos për Shqipërinë, Eric Wendt kandidati për ambasador

Shtëpia e Bardhë vendos për Shqipërinë, Eric Wendt kandidati për ambasador

nga 27
22:14 | 13/04/2026
0

Eric Wendt, nga Kalifornia, është nominuar si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën...

Para
Do mbështesim Arabinë Saudite për organizimin e Kupës së Botës –

Do mbështesim Arabinë Saudite për organizimin e Kupës së Botës -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Operacioni kundër Call Centera-ve në Tiranë, ja kush janë 3 nga të arrestuarit –

Operacioni kundër Call Centera-ve në Tiranë, ja kush janë 3 nga të arrestuarit –

23:41 | 13/04/2026
Rockstar Games hakerohet përsëri –

Rockstar Games hakerohet përsëri –

23:13 | 13/04/2026
Operacioni në 3 call centerat, sekuestrohen 1 mln euro, 9 masa sigurie dhe 4 të ndaluar –

Operacioni në 3 call centerat, sekuestrohen 1 mln euro, 9 masa sigurie dhe 4 të ndaluar –

22:45 | 13/04/2026
Shtëpia e Bardhë vendos për Shqipërinë, Eric Wendt kandidati për ambasador

Shtëpia e Bardhë vendos për Shqipërinë, Eric Wendt kandidati për ambasador

22:14 | 13/04/2026
Renditja/ Vllaznia zyrtarisht në ‘Final Four’, Elbasani në vend të dytë, garë e fortë në fund të tabelës –

22:08 | 13/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Operacioni kundër Call Centera-ve në Tiranë, ja kush janë 3 nga të arrestuarit –
  • Rockstar Games hakerohet përsëri –
  • Operacioni në 3 call centerat, sekuestrohen 1 mln euro, 9 masa sigurie dhe 4 të ndaluar –
  • Shtëpia e Bardhë vendos për Shqipërinë, Eric Wendt kandidati për ambasador
  • Renditja/ Vllaznia zyrtarisht në ‘Final Four’, Elbasani në vend të dytë, garë e fortë në fund të tabelës –
  • Leksion futbolli nga Elbasani, Partizani dorëzohet përballë 10 lojtarëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Operacioni kundër Call Centera-ve në Tiranë, ja kush janë 3 nga të arrestuarit –
  • Rockstar Games hakerohet përsëri –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com