Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë e Britanisë, e cila mbushi plot 90 vjeç më 21 prill, në fundjavën e 11 dhe 12 qershorit do të festojë zyrtarisht ditëlindjen e saj. Dhe duket se Mbretëresha nuk tregon aspak shenja plakjeje.
Ajo u ngjit në fron kur ishte vetëm 25-vjec, teksa vendi i saj i rraskapitur në luftë, po përpiqej të ringrinte rrënojat që kishte lënë pas Lufta e Dytë Botërore.
Në shtator të vitit të kaluar, ajo arriti kohën e stërgjyshes së saj Mbretëreshës Viktoria, ndërsa tashmë është monarkia më e vjetër në fron.
“Mbretëresha zotëron një energji gati fenomenale, dhe mendoj se puna është ajo që e mban ende kaq aktive dhe të palodhur për të vazhduar më tej,”, tha Ingrid Seëard, autore e “Fjala e Mbretëreshës” dhe kryeredaktore e “Majesty Magazine”.
Më tej ajo shton se: “Fakti që është ende në krye të shtetit, bën që çdo ditë ajo të ketë një sërë takimesh në axhëndën e saj. Disa ditë ndodh që të ketë disa takime dhe ditë të tjera më shumë, por angazhimi i saj është i përdishëm, dhe pikërisht kjo e bën që të vijojë të punojë dhe të jetë në formë kaq të mirë.”
Shkrimtari anglez, Hugo Vickers, i cili e shoqëroi Mbretëreshën në vizitën e saj në Maltë, u shpreh i mahnitur se si edhe në këtë moshë ajo mund të kalëronte.“Jo shumë njerëz në moshën nëntëdhjetëveccare mund të kalërojnë. Ajo është plotësisht active në ccdo gjë që bën dhe kjo është vërtet e mrekullueshme”, tha Vickers.
Duke qenë se ishte princeshë e re në moshë kur babai i saj George VI mori kurorën, nuk pritej që Elizabeta të bëhëj monarke, kur vëllai i saj I madh abdikoi në vitin 1936 për t’u martuar me amerikanen e divorcuar Ëallis Simpson.
Elizabeta ishte 25 vjeç kur u ngjit në fron më 6 shkurt 1952, pas vdekjes së babait të saj.
Vitin që ajo u bë mbretëreshë sapo kishte nisur Lufta e Koresë, Joseph Stalin ishte udhëheqës i Bashkimit Sovjetik dhe Britania njoftoi se kishte bombën bërthamore.
“Ka një moto e cila ka lindur nga shumë prej të parëve të mi – një moto fisnike, ‘Unë shërbej,” tha Elizabeta në një fjalim televiziv në 21-vjetorin e ditëlindjes së saj.
“Unë zotohem përpara jush se gjithë jetën time, qoftë ajo e gjatë apo e shkurtër, do të përkushtohem në shërbimin tuaj dhe në shërbim të familjes sonë të madhe perandorake që ne të gjithë i përkasim.”
Që nga momenti që u bë mbretëreshë, Elizabeta ka parë 12 kryeministra, duke filluar me Winston Churchill, ndërsa kanë qenë po 12 presidentët e SHBA-v, nga Harry S. Truman e deri tek Barack Obama.
Vitet e fundit, mbretëresha është shfaqur më e gatshmë për të treguar për publikun edhe anën tjetër të saj, atë jozyrtaren. Gjatë samitit të liderëve në Maltë, ajo hodhi një batutë më humor për kryeministrin e ri të Kanadasë Justin Trudeau.
“Faleminderit zoti Kryeministër i Kanadasë që më bërë të ndihem kaq e vjetër,” tha ajo.
Shkrimtari Vickers shprehet se pavarësisht se kjo është detyra e saj, mbretëresha në të vërtetë e pëlqen shumë atë që bën.
“Sekreti i jetës dhe në veccanti sekreti i jetës së saj, është se ajoe pret të nesërmën, e shijon çdo ditë që jeyon, dhe këtë e bën edhe me punën e saj”.
Ndërsa Seward shprehet se populli britanik e mirëkupton Mbretëreshën nëse ritmi I jetës së saj do të ngadalësohej disi për shkak të moshës, edhe pse duket se kjo nuk ka mundësi të ndodhë në një të ardhme të afërt.
“Mendoj se publiku do të pranojë çdo vendim të mbretëreshës nëse ajo do të dojë të tërhiqet, por Mbretëresha nuk e dëshiron këtë gjë, ajo do të vijojë më punën e saj. Unë mendoj se ajo e kupton se nëse tërhiqet, nuk do të mund të rifillojë sërish.”
Ditëlindjen e saj të 90-të mbretëresha e festoi në Windsor, ku u përshëndet me publikun në një shëtitje të shkurtër në afërsi të kështjellës.
Ndërsa dita zyrtare për të festuar ditëlindjen e mbretëreshës është përcaktuar fundjavën e ardhshme më një meshë falenderimi në Kishën e Shën Pjetrit në Westminster. Një ditë më pas më 11 qershor ajo do ndjekë paradën e regjimentit të ushtrisë britanike, që do të parakalojë në ndër të mbretëreshës. Ndërsa më 12 qershor ajo do të presë në Buckingham Palace përfaqësuesit e shoqatave bamirëse.