Mexhit Picari shkarkoi të gjithë karikatorin e pistoletës ndaj ish-dhëndrit të tij Kudret Aliaj duke lëshuar në drejtim të tij 8 plumba.
Raportohet se 5 prej plumbave kanë kapur Saliajn në pjesën e gjoksit duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, kurse njëri prej tyre ka kapur në bark avokatin Adriatik Cama, i cili pas ngjarjes telefonoi policinë duke mos u larguar nga tavolina ku po konsumonte kafenë me viktimën.
Menjëherë në vendin e ngjarjes arritën forcat e rendit që ishin pranë gjykatës së Tiranës duke bërë sigurimin e zonës. Cama është jashtë rrezikut për jetën dhe u largua me këmbët e tij nga lokali ku ndodhi ngjarja e rëndë edhe pse kishte një plumb në bark.