Bashkitë po prokurojnë me nxitim miliarda lekë asfalt elektoral dhe fasada, para zgjedhjeve vendore që do të mbahen më 14 maj . Një dokument i qeverisë, të cilin Gijotina.com e zotëron, zbulon se kryebashkiakët po rrisin borxhet dhe po i çojnë bashkitë drejt falimentit. Sa është fatura e papaguar e tenderëve të Lali Erit?
Ministria e Financave në raportin me të fundit të publikuar mbi Financat Vendore, tregon vlerën e borxhit në fund të tremujorit të tretë të vitit 2022. Detyrimet e prapambetura të pushtetit vendor në fund të periudhës arritën në 6.6 miliardë lekë (të reja)!
Në raport me tremujorin e mëparshëm stoku i borxheve të pashlyera të bashkive shënoi rënie. Ndërkohë ky detyrim u rrit me gati 70 milionë lekë (të reja) krahasuar me fundin e vitit 2021. Sipas të dhënave, gati 56% e tyre i përkasin detyrimeve për investime të kryera dhe mospagimin e tyre në kohë. Ku përfshihen projektet e realizuar me PPP.
Lali Eri kampion i faturave të papaguara!
Kjo do të thotë se gjithë këto tenderë që u hapën gjatë vitit 2022 nga institucionet vendore po vjedhin të ardhmen e qytetarëve. Sipas këtij raporti, borxhet e pashlyera të bashkive që nuk po zerohen, rëndojnë qytetarët mesatarisht për rreth 2 300 lekë për frymë.
Për sa u përket bashkive, Tirana e drejtuar nga Erion Veliaj zë vendin e parë për detyrime të prapambetura.
“Rritje e qenësishme e detyrimeve të prapambetura vihet re në bashkitë Tiranë (+838 milionë lekë), Berat (+164 milionë lekë) dhe Pustec (+146 milionë lekë). Mesatarisht, detyrimet e prapambetura të bashkive rëndojnë qytetarët për rreth 2,341 lekë në fund të tremujorit të tretë të vitit 2022. Nga rreth 2,475 lekë për frymë në fund të vitit 2021. Në nivel bashkie, detyrimet e prapambetura për frymë shënojnë vlerën maksimale me rreth 44,602 lekë për frymë”, nënvizon raporti.
Pra, Bashkia Tiranë, nën drejtimin e Erion Veliajt ka krijuar një gangrenë me detyrimet e prapambetura.
Këto zor të shlyen në një të ardhme të afërt dhe që po rëndojnë barrën e taksapaguesve kryeqytetas. Me këto fatura shpjegohen edhe taksat e larta që paguajnë banorët e Tiranës. Sipas të dhënave vetëm, në 9 muaj të 2022, Lali Eri ka shtuar 847 milionë lekë detyrime të papaguara. Duke shkuar ne 1.5 miliardë lekë në raport me fundin e vitit 2021.
“Niveli më i lartë i stokut të detyrimeve të prapambetura u regjistrua në bashkinë Tiranë me rreth 1.5 miliardë lekë. Ose 23% ndaj stokut total në fund të tremujorit të tretë të vitit 2022. Stoku i detyrimeve të prapambetura në bashkinë Tiranë është rritur ndjeshëm. Nga rreth 653 milionë lekë në fund të vitit 2021 dhe në rreth 1.5 miliardë lekë në fund të tremujorit të tretë të vitit 2022”, tregon Financa.
Sipas raportit theksohet se “Rreth 50% e këtyre detyrimeve të bashkisë Tiranë janë për investime dhe rreth 39% për shpenzime të tjera”. Pra, sikur përmendëm edhe më lart këtu hyjnë edhe shpenzimet e bëra nga Veliaj për tenderë. Çdo ditë më media janë denoncuar projektet e Bashkisë të dhëna me prokurim publik. Për shkeljet që kanë kontratat dhe shifrat e lartë që derdhen pa lo gjikë.
Por, asnjë masë nuk është marrë dhe tani shohim këtë rezultat krize.
Në tabelën e më poshtme shihet se vetëm në 2 vitet e fundit Bashkia Tiranë ka shpenzuar 70 miliardë lekë për tenderë. Pjesa më e madhe e tyre të zhvilluar gjatë vitit 2022.
Dhe sikur të mos mjaftonin këto transaksione nga Thesari, kryebashkiaku Veliaj e ka zhytur bashkinë në borxhe me tenderë të rinj. Bashka Tiranë në vetëm 3 muajt e fundit të vitit 2022 numëron 60 kontrata për investime në shkelje të ligjit të prokurimeve. Çka do to thotë se këto janë një nga burimet ku shpërdorohen fonde dhe bëhen përvetësime.
Dhe tani që hyjmë në vitin elektoral, Lali Eri çdo ditë ndan çeqe, me para që nuk i ka! Ndërkaq klientela e kryebashkiakut me përfitimet marramendëse do të financojnë fushatën dhe vjedhjen e votave nga partia në pushtet. Ky është cikli i mbyllur i politiko ekonomik që si rezultat konkret sjell rritjen e borxheve në kurriz të taksapaguesve!
Lexo edhe: Erion Veliaj, 800 mijë euro për trotuaret e “Myslym Shyrit”