76 vjet në luftë me Greqinë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

76 vjet në luftë me Greqinë

09:12 | 01/12/2016
në Shqiperi
0

Nga genocidi grek deri tek pranimi i Çështjes Çame në Bruksel. Një histori e marrëdhënieve plot tension mes dy vendeve nga vitit 1912 deri në vitin 2016

Më 10 nëntor u mbushën 76 vjet prej kohës, kur Greqia shpalli Ligjin e Luftës me Shqipërinë. Pavarësisht ndryshimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, miratimit të Traktatit të Miqësisë mes tyre, Ligji i Luftës nuk është shfuqizuar. Pra, ne jemi ende në gjendje lufte me grekët, pasi Ligji i Luftës nuk shfuqizohet, sepse në një rast të tillë i hap rrugë zgjidhjes së Çështjes Çame.

Së fundmi, qëndrimi i qartë i qeverisë shqiptare përmes kryeministrit Rama, për zgjidhjen e Çështjes Çame, ka sjellë tension të ri në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Deklarata e kryeministrit Rama se popullsia çame duhet të lejohet të kthehet në trojet e veta, i ka acaruar së tepërmi grekët. Ata nuk pranojnë se Çështja Çame ekziston. Por, këtë pretendim të rama-13palës greke e ka hedhur poshtë edhe komisonieri për zgjerimin në BE, Johannes Hahn. Ai deklaroi  pak javë më parë se Brukseli nxit dy palët, qeverinë greke dhe atë shqiptare, të ulen në bisedime për të zgjidhur Çështjen Çame. Ishte ky një ndër momentet më të rëndësishme për Çështjen Çame, pasi për herë të parë u pranua si e tillë në Bruksel.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Padyshim që ky zhvillim pozitiv për Çështjen Çame ishte një ndër lajmet më të këqija për qeverinë greke që përsërit shprehjen: “Çështja Çame nuk ekziston”. Por tashmë kjo çështje është në tryezën e Brukselit në pritje për t’u zgjidhur dhe pala greke do të duhet të pranojë shpejt, të ulet në këto bisedime. Padyshim që kjo ka shkaktuar tension mes Tiranës dhe Athinës, një fenomen që është kaq i zakonshëm në marrëdhëniet mes dy vendeve në 100 vitet që shkuan.

Një histori e marrëdhënieve të tensionuara mes dy vendeve ka në thelbin e saj pikërisht çështjen e pazgjidhur të popullsisë çame, e përzënë përmes genocidit të dhunshëm grek ndaj tyre.  Në fakt historia e dhunës greke ndaj popullsisë çame nis qysh në vitin 1913.

Masakra e udhëheqjes së Çamërisë, 7 mars 1913

Pas largimit të Turqisë, ushtria greke pushtoi Çamërinë. Gjenerali Deli Janaqis vendosi të thërrasë në një takim krerët e qyteteve dhe fshatrave të Çamërisë për të vendosur një marrëveshje. Për disa ditë me radhë, krerët çamë nuk pranuan kushtet e komandantit grek dhe më pas ai vendosi t’i mbledhë për herë të fundit, ku dhe urdhëroi vrasjen e 62 kryetarëve çamë.

“Batalioni i Shenjtë”, Andartët, 1913

luftetare-devollinjKonferenca e Ambasadorëve nuk i dha të drejtë Greqisë për pretendimet në Epirin e Veriut dhe urdhëroi tërheqjen e shqiptarëve. Në këtë pikë nis plani i dytë i Greqisë për pushtimin e tij. Strukturat ushtarake organizojnë “Batalionin e Shenjtë”, i përbërë nga kriminelë lufte, dezertorë dhe të burgosur nga burgu i Kretës, të cilët më vonë do të njiheshin si “Andartët”. Ky batalion kreu masakrat në të gjithë Jugun e Shqipërisë, duke vrarë mijëra gra dhe fëmijë për të spastruar zonën nga shqiptarët.

Shkëmbimi i çamëve me turq, mars 1923

Përcaktimi i kufijve të Shqipërisë, i ndërprerë me 1913 nga Lufta eParë Botërore dhe rinisur me 1919, la jashtë territorit rajone të banuara nga shqiptarë, Çamërinë dhe Kosturin. Traktati i Lozanës nënshkruar me 1923, parashikonte shkëmbimin e popullsive greke dhe turke, për të zgjidhur kështu një problem të dy vendeve. Tragjikisht Greqia konsideroi si myslimanë turq banorët e Çamërisë dhe mbi 6800 çamë u shpërngulën me forcë. Një pjesë e tyre preferoi të vinte në Shqipëri.

Internimi i burrave çamë, 4 gusht 1940

Pas shpërnguljes dhe terrorit ndaj popullsisë çame, grekët për të evituar protesta ndoqën dhe rrugën e internimeve. Qeveria greke krijoi komisione që përzgjidhnin popullsinë, ku veçonin meshkujt që ishin për luftë dhe i internuan në ishujt e humbur të detit Egje. Sipas dëshmive, trajtimi i tyre ishte i njëjtë me atë që nazistët u bënin hebrenjve. Dhe si për ironi pushtimi gjerman i Greqisë në 6 prill 1941 i liroi çamët e internuar, por kur u kthyen në fshatrat e tyre nuk kish mbetur askush.

Greqia shpall Ligjin e Luftës, 10 nëntor 1940

Gjatë luftës italo-greke, Parlamenti helen miratoi ligjin 2636/1940 ose siç njihet ndryshe Ligji i Luftës me Shqipërinë, për shkak se vendi ynë u përdor nga Italia për nisjen sulmeve ndaj Greqisë. Më vonë këtij ligji ju shtuan dhe shumë amendamente pallati-i-princit-grekqë kishin të bënin me pronat e çamëve, të cilat kapnin vlerën e 350 milionë dollarëve. Ky ligj u bllokon pronën gjithë personave grekë me kombësi shqiptare, duke përjashtuar në këtë mënyrë komunitetin çam. Edhe sot ky ligj mban peng Çështjen Çame.

Shifrat e terrorit çam, 1940

Ushtria greke vrau në Çamëri 4300 njerëz, rezultojnë të zhdukur 3500 njerëz, u dogjën 102 fshatra, u shkatërruan plotësisht 57 fshatra si dhe 7280 shtëpi. Shumica e njerëzve u ekzekutuan, por pati masakra kolektive, ku fëmijët dhe gratë u therrën me thika, u dogjën, madje dhe veprime makabre si djegie dhe rrjepje të gjallë të njerëzve. Askush deri më sot nuk ka mbajtur përgjegjësi për krimet. Sipas zyrtarëve greke, u ekzekutuan bashkëpunëtorët me italianët, të cilët në këtë rast paskan qenë edhe gra e fëmijë. Napoleon Zerva ishte një nga gjeneralët grekë që bashkëpunoi me pushtuesin gjerman. Këta të fundit i lanë dorë të lirë për masakrat ndaj popullsisë çame. Në fakt, masakrat e tij ndaj popullsisë shqiptare do t’i kishin zili dhe gjermanët. Në 25 qershor ‘44, forcat e Zervës ekzekutuan në mënyrë barbare 2000 çamë brenda një nate në qytetin Paramithi. Viktimat ishin kryesisht gra dhe fëmijë, të cilët u therrën me thika dhe u dogjën. Kjo ishte një nga masakrat më të egra të grekëve.

Greqia, nuk njeh luftën shqiptare, 1946

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore kanë qenë mjaft të tensionuara. Shteti grek i cilësonte shqiptarët si njerëzit që bashkëpunonin me Italinë në luftën italo-greke. Ndërkohë që shqiptarët u përpoqën të çliroheshin vetë nga Italia. Po ashtu, grekët nuk ishin dakord që Shqipëria të renditej në koalicionin fitues të Luftës së Dytë Botërore dhe e kërkuan këtë publikisht.

Parlamenti grek lë në fuqi Ligjin e Luftës, 1987

Qeveria e Papandreut kërkon që të nxjerrë jashtë përdorimit Ligjin e Luftës mes Shqipërisë dhe Greqisë. Por, kjo nismë që mund të kishte shkrirë akujt mes dy vendeve nuk u pranua nga Parlamenti i vendit. Presidenti i asaj kohe deklaron se edhe nëse ky ligj abrogohet nga Parlamenti, Presidenti nuk ka asnjë ndikim mbi të, pasi ai është dekretuar nga Mbreti dhe Presidenti i Republikës është një autoritet shumë i ndryshëm nga ai i Mbretit.

napoleon-zervas-i-shoqeruar-nga-mitropolitit-i-paramithise-dhorotheos-nje-dite-pasi-kryen-masakra-mbi-popullsine-shqiptare-ne-cameri-paramithi-28-qershor-1944Parlamenti shqiptar aprovon Rezolutë për Çështjen Çame

Më 8 prill 2004, Kuvendi shqiptar aprovoi rezolutën për të drejtat e Çamërisë. Rezoluta parashikon ndër të tjera: “Kuvendi i Shqipërisë, vlerëson se është koha që çështja e të drejtave të shtetasve shqiptarë me origjinë çame të rimerret në shqyrtim nga të dy palët, në frymën e Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së mirë dhe Sigurisë, të nënshkruar dhe të ratifikuar nga të dyja vendet;

– I kërkon qeverisë së Republikës së Shqipërisë të shtojë më tej përpjekjet për zgjidhjen e çështjes së pronave dhe pasurive të tjera të patjetërsueshme të popullsisë çame, në përputhje me dokumentet e njohura ndërkombëtare.” Rezoluta u botua në Fletoren Zyrtare në qershor 2013.

Brukseli njeh Çështjen Çame

Qeveria Rama artikulon qartë kërkesën për zgjidhjen e Çështjes Çame. Parlamenti europian njeh Çështjen Çame përmes deklaratës së komsionerit, Johannes Hahn, i cili nxit dy vendet, të ulen në bisedime për Çështjen Çame.

Kryeministri Rama shprehet qartë dhe hapur në kërkesën drejtuar shtetit grek për zgjidhjen e Çështjes Çame. “Popullsia çame u çrrënjos nga trojet e veta, të lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre, pronat e tyre. Nuk është propagandë irredentiste t’iu thuash fëmijëve shqiptarëve që ka qenë një zonë që quhej Çamëri dhe që shqiptarët jetonin atje e ku për fat të keq nuk mund të shkojnë në atë vend, atje ku kanë shtëpitë e tyre, ku patën familjen e tyre”, tha Rama një javë më parë.

johannes_hahn

Etiketa: AndartëtBatalioni i ShenjtëCameriaEpiri i Veriutgjenerali Deli Janaqiskonferenca e ambasadoreveKosturiTraktati i Lozanës

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Mesila Doda: Të huajt na duan më shumë se shqiptarët veten

Mesila Doda: Të huajt na duan më shumë se shqiptarët veten

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com