75 vite në kërkim të gjyshit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

75 vite në kërkim të gjyshit

18:52 | 25/01/2017
në Uncategorized
0

Nga Besim Dybeli

Tetë fëmijë do të rriteshin jetimë e si për ironi të fatit do të vdisnin pa i ditur as varrin babait të tyre. 60 nipër e mbesa janë rritur me krenarinë e gjyshit pa e njohur atë as në fotografi. 60 stërnipër e stërmbesa pyesin brezin paraardhës për historinë e trishtë të stërgjyshit të tyre, pasi për të ende flet një krahinë e tërë. Historia tragjike zë fill në fshatin e thellë malor, Lenie të rrethit të Gramshit, ku 75 vjet më parë një çetë partizane do të pushkatonte pa gjyq një partizan. Paradoksi i kohës shënon rrjedhën groteste (!) Tre, nga tetë fëmijët e të pushkatuarit, dolën partizanë në “vend” të babait të vrarë nga shokët e tij partizanë…!!! Rreth 40 vjet më pas, kjo familje do të shpallej “armike e pushtetit popullor”…!!!

Historia

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Mesdimri i acartë i vitit 1942 do të shënonte “gurin” kalenderik për familjen, Ibro në fshatin Lenie të Gramshit. 75 vite do të shkruanin në heshtje për “shkëlqimin dhe rënien” e fisit Ibro, në malet e Lenies. Çeta e vogël e Zvarishtit nga Korça, kishte zbritur në fshat bashkë me agimin e të premtes të vitit 1942. Komandanti i saj, Rrahman Zvarishti kishte kohë që kërkonte bashkëvuajtësin, Bano Ibro. Si antizogistë të burgosur në burgun e Korçës ende nuk dihet pse ishin grindur, por për Rrahmanin duket se kishte ardhur dita e hakmarrjes.

Bano i përgjigjet kërkesës së Zvarishtit për t’u bashkuar të dyja çetat në një pa e ditur se pabesia do t’i merrte jetën. Buzëmbrëmja Banon e zë në qafën e Kuretës, pikërisht aty ku afro 20 vjet më parë forcat serbe do t’i vrisnin babanë, Bidon. Partizanët e çetës së Zvarishtit do ta lidhnin këmbë e duar dhe më pas do të zbatonin urdhërin e komnadantit të çetës. Rrahman Zvarishti dha urdhër të pushkatohej për shkakun se gjoja “Bano nuk kish pranuar të bashkëpunonte me çertën partizane!”. Një krismë pushke u dëgjua në fund të shkëmbit të Qafës së Kuretës. Aty ra, aty mbeti. Askush nuk guxoi qoftë dhe një fjalë të vetme për vendndodhjen e kufomës. Bashkë me këtë të fundit sikur u tret edhe kujtesa e të gjithë atyre që dinin apo ishin bashkohës të kësaj ngjarjeje.

Prit me ditë e prit me muaj, por Bano Ibro nuk u kthye në fshat. Prit ndër vite bashkëshortja e tij, Asija, por as një zë apo gjurmë. Jeta e saj u vërvit monopateve të maleve të Lenies për të rritur tetë jetimë me të shoqin e vrarë kush e di se ku! Pa kaluar ende të shtatat e zhdukjes së Bano Ibros, në shtëpinë e tij në krye të fshatit, ja beh sërish çeta e Rrahman Zvarishtit.

“Na fal, – i thanë, burri juaj është vrarë gabimisht. Lufta ka nevojë për shtimin e radhëve partizane”. Në të ngrysur, tre djemtë e Asijes iu bashkuan çetës së Zvarishtit për të qëndruar aty gjer në agimin e lirisë…

Kërkon flori, gjen eshtrat e partizanit të pushkatuar

Dashamir Lalollari sapo ishte kthyer nga emigracioni në shtetin grek. Nuk i kishte ecur. Më shumë pa punë, se me punë. Ndaj mendoi të realizonte një ëndërr për gjetjen e floririt. E njihte mirë terrenin në fshatin e tij, Dobërçan. Pas dy orësh kërkimesh, një sinjal në pajisjen e tij i tërhoqi vëmendjen. Hodhi sytë lart nga shkëmbi qindra metra i lartë, teksa dielli ishte gati në të perënduar. Aty ku dëgjohej sinjali akustik, nisi të lëvizë me duar ca gurë përzier me dhera mes myshqesh. Sikur ngriu në vend, kur sytë i pikasën një skelet njeriu të lidhur me tela.

E kishte dëgjuar historinë tragjike të humbjes së Bano Ibros, 75 vjet më parë.

“Unë e dija historinë tragjike dhe menjëherë lajmërova familjarët e tij, pasi isha i bindur që tjetërkush nuk mund të ishte i dekompozuar në fundin e këtij shkëmbi”, ka dëshmuar Dashamiri. Nipërit e tij kanë ardhur me shpejtësi. Në kafkën e kokës kanë pikasur një vrimë plumbi.

“Po, me një plumb pas koke e vranë atë pasdite dhjetori të vitit 1942 dhe e di mirë që urdhërin e dha Rrahman Zvarishti si shenjë hakmarrjeje për një zënke që kishte patur me Banon, kur ishin në burgun e Korçës”, ka pohuar Ismail Myftaraj, dëshmitar okular, kur Bano Ibron e mori çeta e Zvarishtit për ta pushkatuar.

“Më vonë, shton Myftaraj, kam mësuar se edhe Rrahman Zvarishtin e pushkatuan për tradhëti ndaj idealeve komuniste.”

Lumturi në ceremoninën e varrimit. Për shumëkënd mund të duket paradoksale që të ndjehesh “ i lumturuar” në një ceremoni mortore. Realisht kështu ka ndodhur, teksa bëhej varrimi i Bano Ibros në fshatin Lenie të Gramshit. I tërë fshati qe mbledhur aty në kodrinën e varrezave të reja. Nipërit, stërnipërit, të afërmit e Bano Ibros e kalonin shifrën njëqind, të ardhur shumica nga rrethe të vendit .

“Gjer më 1974, ishim të përfshirë në tërë jetën social-politike të zonës e në shumë rrethe”, thotë nipi i tij, Kapllan Xhandolli, një oficer kariere, që diktatura e përplasi, ku ishte rrethi më i largët dhe puna më e rëndë. “Më pas u shpallëm të gjithë armiq dhe u përsekutuam rëndë për afro 25 vjet.”

Paradoksi mbetet i thjeshtë për t’u kuptuar. Familja dhe fisi u nderua e u vlerësua, se Bano Ibro u pushkatua aksidentalisht dhe tre djemtë e tij dolën partizanë fill pas pushkatimit të të atit. Më vonë një letër anonime ndryshoi biografinë. “Bano Ibro është pushkatuar në çetën partizane !!!” Kaq duhej dhe pasardhësit e Banos dhe fëmijve të tij, të hiqnin të “zitë e ullirit” gjer në ardhjen e demokracisë. Këto pjesëza kujtimesh të trishta thuheshin gjatë ritit të varrimit të eshtrave. Të gjithë të qetë e të qeshur. Një gëzim i tillë përgjatë një ceremonie mortore përligjej me ankthin e pritjes së gjetjes së eshtrave për rreth 75 vjet. Njeriu që i gjeti, Dashamir Lalollari tashmë është miku i kësaj shtëpie.

Ndërsa, varri i tij u stërmbush me tufa me lule, në një lokal të improvizuar të fshatit, familjarët organizuan drekën e fundit patriotit Bano Ibro. Drekë mortore i thënçin! Për nga gëzimi se gjyshi dhe stërgjyshi tashmë e kishte një varr banketi vetëm nga mungesa e një orkestre ndryshonte nga një ceremoni gëzimi. Të gjithë tashmë ndjehen të qetë. I qetë prehet edhe shpirti i Bano Ibros, për 75 vjet pa nam e nishan …

/elbasani.tv/

Etiketa: Bano IbroBesim DybeliDashamir Lalollaridëshmitar okularDobërçanIsmail MyftarajpartizanëtRrahman Zvarishti

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Kjo pemë e “pavlerë”, të pritet menjëherë!

Kjo pemë e "pavlerë", të pritet menjëherë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –

Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –

14:00 | 25/12/2025
Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –

Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –

13:46 | 25/12/2025
Vodhën karburant nga mjetet e punës, pezullohen 3 punonjësit e Bashkisë së Vlorës –

Vodhën karburant nga mjetet e punës, pezullohen 3 punonjësit e Bashkisë së Vlorës –

13:20 | 25/12/2025
Tiranë/ 27-vjeçari bie nga lartësia e pallatit ku banonte, dërgohet urgjent në spital –

Tiranë/ 27-vjeçari bie nga lartësia e pallatit ku banonte, dërgohet urgjent në spital –

13:06 | 25/12/2025
Firmosa nën presionin e Evis Berberit për tunelin e Llogarasë –

Firmosa nën presionin e Evis Berberit për tunelin e Llogarasë –

12:50 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –
  • Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –
  • Vodhën karburant nga mjetet e punës, pezullohen 3 punonjësit e Bashkisë së Vlorës –
  • Tiranë/ 27-vjeçari bie nga lartësia e pallatit ku banonte, dërgohet urgjent në spital –
  • Firmosa nën presionin e Evis Berberit për tunelin e Llogarasë –
  • Me besim dhe shpresë për Krishtilindje më të mira vitin e ardhshëm –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –
  • Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com