Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditen e sotme në fshatin Vlosh i Roskovecit.
Një 35 vjeçar është qëlluar aksidentalisht për vdekje me armë gjahu nga djali i tijë 7 vjeçar.
Burime në policinë e Fierit bëjnë me dije se viktima shtetasi K. Rrapushaj ka qenë në shtëpinë e tij duke pastruar çiften. Në një moment që ka lëvizur, arma e gjahut ka rënë në duart e të birit 7 vjeçar i cili e ka shkrepur pa dashje duke qëlluar mbi të atin.
Burime në spitalin rajonal të Fierit bëjmë me dije se 35 vjecari ka mbërritur i pajetë. Ndërkohë policia që ndodhet në vendngjarje, pritet të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë.