Detaje të reja nga operacioni i policisë i finalizuar mbrëmjen e sotme me urdhër të SPAK, ku është vënë në pranga kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla.
Bashkë me Allën janë ndaluar edhe disa zyrtarë të Bashkisë së Bulqizës, që kanë qenë anëtarë të komisioneve për tendera publikë.
Urdhër-ndalimet për ta janë firmosur nga Prokuroria e Posaçme. Mësohet se hetimet në ngarkimet të tyre kanë zgjatur të paktën 6 muaj.
Alla akuzohet pikërisht për abuzim me tenderat publikë dhe korrupsion gjatë ushtrimit të detyrës si kryetar i bashkisë së Bulqizës.
Arrestimi i tij vjen në një periudhë ku jemi 60 ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 14 Maj.