6 mijë policë e 100 prokurorë do t’i ndjekin zgjedhjet nesër në Kosovë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

6 mijë policë e 100 prokurorë do t’i ndjekin zgjedhjet nesër në Kosovë

17:09 | 05/10/2019
në Shqiperi
0

Zgjedhjet e 6 tetorit po konsiderohen si më të rëndësishmet për Kosovën që nga shpallja e Pavarësisë. 1 milion e 937 mijë e 869 qytetarë do të kenë të drejtë vote. Institucionet e drejtësisë dhe të sigurisë do të jenë para testit vlerësues sa i përket mbarëvajtjes së procesit zgjedhor. Prokuroria e shtetit dhe Policia e Kosovës kanë bërë përgatitjet që procesi zgjedhor të jetë i rregullt dhe të mos ketë tentativa për t’i dëmtuar ato. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës gjegjësisht ai i Prokurorisë Speciale kanë thënë për Express se rreth 6 mijë policë dhe 100 prokurorë do të jenë të angazhuar që procesi zgjedhor të shkojë në rregull deri në fund.

Zyra e BE-së në Kosovë tashmë ka të angazhuar vëzhguesit e saj që do të jenë në tërë Kosovën për të monitoruar procesin e zgjedhjeve, e numri i tyre do të jetë 100 sosh.

Ekipi i vëzhguesve nga Bashkimi Evropian është i pranishëm në Kosovë që nga viti 2013 ndërsa kjo është hera e pestë që ata i vëzhgojnë zgjedhjet në vend.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Në KQZ thonë se kanë bërë të gjitha përgatitjet sa i takon organizimit dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.

Për zgjedhjet e 6 tetorit, KQZ ka certifikuar 25 subjekte, prej tyre 20 parti politike, katër koalicione dhe një kandidat i pavarur.

Komisioni Qendror Zgjedhor në mbledhjen e djeshme ka akredituar edhe vëzhguesit e fundit dhe numri i përgjithshëm i vëzhguesve shkon në 34 mijë e 586.

Policia ka përgatitur dhe është në zbatim e sipër të Planit Operativ ,,Zgjedhjet 2019”, ku ka paraparë implementimin dhe realizimin e operacionit policor në katër faza, duke filluar nga periudha parazgjedhore apo përgatitore vlerësuese, pastaj angazhimi në ofrimin e sigurisë gjatë fushatës parazgjedhore, angazhimi dhe garantimi i sigurisë në fazën kyçe të ditës së zgjedhjeve si dita (Z), si dhe periudha pas zgjedhjeve që parasheh transportin nën përcjellje dhe siguri të PK-së të materialit sensitiv e deri në përfundim të procesit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës , Baki Kelani i ka thënë Gazetës Express se nesër do të jenë rreth 6 mijë policë të angazhuar për ditën e zgjedhjeve në mënyrë që të sigurohet mbarëvajtja e tyre.

“Rreth 6 mijë zyrtarë policorë do të jenë të angazhuar në ditën e zgjedhjeve por edhe të tjerë që do të jenë në detyra rutinore policore përfshirë edhe veriun e Kosovës”, ka thënë Kelani.

Ai po ashtu ka thënë se zyrtarët policorë që do të jenë të angazhuar nesër do të jenë të njësiteve të ndryshme.

Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu ka thënë se rreth 100 prokurorë do të angazhohen në nivel të Kosovës.

“Janë diku rreth 100 prokurorë në nivel të Kosovës që do të angazhohen në të gjitha prokuroritë dhe në të gjitha stacionet policore. Në secilën prokurori janë të caktuar prokurorët në bazë të komunave, një prokuror për një komunë është komplet në nivel të Kosovës, diku mund të ketë më shumë diku më pak varësisht prej rajoneve”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë.

Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje në Prokurorinë e Shtetit, Laura Pula, ka thënë se prokurorët do të kujdesen që të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme të parapara me ligj ndaj personave që mund të shkelin ligjin duke dëmtuar procesin zgjedhor.

“Bazuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, ku janë të përfshirë 11 vepra penale, varësisht prej elementeve që do t’i hasim dhe krimeve të ndërmarra nga persona të caktuar do të reagojmë me kohë, menjëherë me ndalim të personave që do të bijnë ndesh me ligjin”, ka thënë Pula.

/Gazeta Express/

Etiketa: kosovezgjedhjet e 6 TetoritZyra e BE-së

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Filmi Joker vjen me polemika/ Kritikët: Mund të rrisë numrin e vrasjeve

Filmi Joker vjen me polemika/ Kritikët: Mund të rrisë numrin e vrasjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

18:53 | 16/03/2026
Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

18:15 | 16/03/2026
Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

17:53 | 16/03/2026
Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

17:07 | 16/03/2026
Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

16:51 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –
  • Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –
  • Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –
  • Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –
  • Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –
  • Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –
  • Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com