Ka shkuar në 54 numri i vdekjeve nga vala e të nxehtit që ka pushtuar Kanadanë. Që nga e premtja e kaluar, në zonën e Quebec-ut, temperaturat i kanë kaluar 36 gradët.
Viktimat, siç raportojnë autoritetet shëndetësore, janë persona mbi të 50-tat, të cilët jetonin në banesa pa ajër të kondicionuar.
Një mot i tillë me kaq viktima nuk është parë që në vitin 2010, ku rreth 100 njerëz vdiqën në zonën e Montrealit nga nxehtësia ekstreme.