Shqiptari më i urryer në Amerikë, Martin Shkreli ka shkelur paktin e lirimit me kusht dhe do të qëndrojë në burg.
Ish-drejtori i kompanisë farmaceutike Turing, i urryer për rritjen e skajshme të çmimit të një medikamenti kundër SIDA-s, ka postuar një mesazh në Facebook që, sipas gjykatëses, përbënte kërcënim për ish-kandidaten presidenciale Hillary Clinton.
Shkreli do të qëndrojë pas hekurave pasi përmes një postimi në Facebook ofronte 5 000 dollarë për këdo që do t’i shkulte Clintonit një fije floku.