Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Indi ku një 5-vjeçare ka humbur jëtën pasi është kafshuar nga një gjarpër. Mësohet se vogëlushja po lozte kukafshehti në shtëpinë e saj, në Bihar të Indisë kur u sulmua nga zvarraniku.
Vogëlushja u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët nuk ishin në gjendje ta trajtonin dhe ajo humbi jetën.
40 gjarpërinj u zbuluan në zonë pas incidentit, thanë burimet lokale.
Gjarpërinjtë u futën në thasë për tu larguar nga shtëpia.
Ata u lëshuan në një pyll aty pranë sipas medieve lokale.