Kryetar i Partisë së Lirisë Ilir Meta është shprehur i penduar për detyrën që ushtroi si kreu i Shtetit për pesë vite.
Në intervistën për “Top Story”, kryetari i Partisë së Lirisë u shpreh se “e kam bërë një gabim, për hir të vendit u bëra President”. Tashmë ai thotë se do të vazhdojë të jetë aktiv në politik, ndërkohë që shprehet i vendosur në qëllimin e tij “për të rrëzuar qeverinë”.
“Meta do e drejtojë PL deri në triumfin e lirisë”, tha ai.
Ndër të tjera, Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta sfidoi Autoritetin e Dosjeve, ndërsa ka pohuar se nëse kanë prova se ai ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit, ta çojnë për ndjekje penale.
Ai tha se ka firmosur një deklaratë ku pohohej se ishte i pastër, duke shtuar se e ka fituar këtë betejë tashmë.