5 miliardë euro kursime në Kosovë, ku shkojnë këto para? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

5 miliardë euro kursime në Kosovë, ku shkojnë këto para?

07:25 | 01/05/2022
në Kosove Rajon, Kryesore
0

Vlera e depozitave të klientëve në dhjetë bankat komerciale të Kosovës ka arritur në mbi 4.9 miliardë euro. Nga kjo vlerë, më shumë se 3.3 miliardë euro janë depozita të qytetarëve, ndërsa pjesa tjetër u takon ndërmarrjeve.
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, vlera e depozitave në vitin 2021 ka shënuar rritje për 12.4 për qind, në krahasim me vitin 2020.

Më saktësisht, sipas BQK-së, vlera e depozitave të reja, të arkëtuara vitin e kaluar, ka arritur në 446.1 milionë euro. Nga Shoqata e Bankave në Kosovë thonë se pjesa më e madhe e depozitave mbi 76 për qind është shfrytëzuar nga bankat për kreditim të ekonomisë.

Deri në fund të vitit 2021, vlera e përgjithshme e kredive të dhëna nga bankat ka arritur në 3.75 miliardë euro.

Read more

Protestuesit “rrethojnë” Kuvendin, hedhin molotovë, lëndohet një punonjës policie –

Pas mbylljes së fjalimit të Berishës, hidhen fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë –

Ta shpallim Ramën armikun më të rrezikshëm të Shqipërisë –

Ervin Salianji i bashkohet protestës kombëtare të opozitës te Kryeministria

“Ruajtja e raportit ndërmjet kreditimit dhe depozitës është e rëndësishme, meqë tregon për shëndetin e sektorit bankar, i cili ka qenë vazhdimisht i kujdesshëm në pjesën e kreditimit, përmes ruajtjes së likuiditetit në nivele të pranueshme, sipas praktikave më të mira ndërkombëtare”.

Albulenë Kastrati, profesoreshë e Ekonomisë në Kolegjin privat AAB në Prishtinë, thotë se do të ishte më mirë që kursimet të shpenzoheshin apo investoheshin në biznese apo patundshmëri, e jo të mbahen si para të gatshme në banka.

Por, sipas saj për këtë mungojnë platformat investuese.

“Natyrisht, mungon [edhe] edukimi financiar i popullatës, për t’i shfrytëzuar këto depozita në formë të investimeve”.

Ajo shton se norma e interesit në depozita, viteve të fundit, ka rënë shumë dhe, si e tillë, nuk siguron kthim te depozitarët.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, norma mesatare e interesit në depozitat e afatizuara në sektorin bankar gjatë periudhës janar-dhjetor 2021 ka qenë 1.3 për qind, ndërsa norma e interesit për kreditë e marra sillet në rreth 5.8 për qind.

Çka ndikoi në rritjen e depozitave?

Nga Shoqata e Bankave të Kosovës thonë se rritja e vlerës së depozitave dëshmon besimin e qytetarëve në sektorin bankar. Sipas kësaj shoqate, në rritjen e vlerës së depozitave ka ndikuar performanca më e mirë e bizneseve pas lirimit të kufizimeve që ka imponuar pandemia COVID-19, por edhe tërheqja e kursimeve nga Trusti Pensional.

Në vitin 2020, qytetarëve të Kosovës u është dhënë mundësia për të tërhequr 10 për qind të kursimeve në Trust, për të përballuar më lehtë vështirësitë ekonomike që mund t’iu kishte shkaktuar pandemia. Atëbotë, nga Trusti janë tërhequr afro 200 milionë euro.

Edhe sipas një raporti të Institutit për Hulumtime të Avancuara GAP në Kosovë, 40 për qind të rritjes së depozitave e kanë nxitur kursimet e nxjerra nga Trusti, që janë deponuar në llogari private dhe nuk janë shpenzuar menjëherë.

Përgjegjës për sigurimin e kursimeve në Kosovë është Fondi i Sigurimit të Depozitave. Ky fond, që është krijuar në vitin 2011, punon për t’i mbrojtur depozitorët nga humbja, në rast të revokimit të licencës apo mbylljes së ndonjë banke.

Gjendja ekonomike e qytetarëve në shifra

Paga mesatare bruto në Kosovë llogaritet të jetë rreth 460 euro. Paga mesatare bruto në sektorin publik është rreth 620 euro, ndërsa në sektorin privat rreth 380 euro. Sipas të dhënave të muajit shkurt të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, më shumë se 25,000 familje me 102,333 anëtarë kanë marrë asistencë sociale nga buxheti i shtetit të Kosovës. Kjo asistencë u jepet familjeve me kushte të vështira financiare dhe që nuk kanë asnjë anëtar të punësuar.

Sipas të dhënave zyrtare, shkalla e papunësisë në Kosovë, në vitin 2021, ka qenë afro 26 për qind.

Të dhënat e fundit të Bankës Botërore për varfërinë në Kosovë janë të vitit 2017 dhe, sipas tyre, mbi 23 për qind e qytetarëve të Kosovës jetojnë në varfëri. Në Kosovë, pothuajse të gjitha produktet e konsumit janë shtrenjtuar dukshëm që nga viti i kaluar. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, inflacioni në muajin mars në Kosovë është rritur për 10 për qind, krahasuar me muajin mars të vitit 2021. /REL

Etiketa: depozitekosovevlerë

Të Lidhura

Protestuesit “rrethojnë” Kuvendin, hedhin molotovë, lëndohet një punonjës policie –

Protestuesit “rrethojnë” Kuvendin, hedhin molotovë, lëndohet një punonjës policie –

nga 27
19:28 | 10/02/2026
0

Pasi u larguan me tensione nga Kryeministria, protestuesit e opozitës i janë drejtuar godinës së Kuvendit. Së bashku me deputetët...

Pas mbylljes së fjalimit të Berishës, hidhen fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë –

Pas mbylljes së fjalimit të Berishës, hidhen fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë –

nga 27
19:22 | 10/02/2026
0

Sapo kreu i PD Sali Berisha mbylli fjalimin para protestuesve, skenari ishte i njëjtë me fishekzjarre dhe molotovë drejt godinës...

Ta shpallim Ramën armikun më të rrezikshëm të Shqipërisë –

Ta shpallim Ramën armikun më të rrezikshëm të Shqipërisë –

nga 27
18:48 | 10/02/2026
0

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e tretë kombëtare përpara Kryeministrisë. Në fjalën e tij në podium, lideri i PD-së, Sali...

Ervin Salianji i bashkohet protestës kombëtare të opozitës te Kryeministria

Ervin Salianji i bashkohet protestës kombëtare të opozitës te Kryeministria

nga 27
18:06 | 10/02/2026
0

Ervin Salianji i është bashkuar protestës kombëtare thirrur nga Sali Berisha përpara kryeministrisë të martën e 10 shkurtit. The post...

Para
1 Maji, historia dhe domethënia e ditës ndërkombëtare të punës

1 Maji, historia dhe domethënia e ditës ndërkombëtare të punës

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Protestuesit “rrethojnë” Kuvendin, hedhin molotovë, lëndohet një punonjës policie –

Protestuesit “rrethojnë” Kuvendin, hedhin molotovë, lëndohet një punonjës policie –

19:28 | 10/02/2026
Pas mbylljes së fjalimit të Berishës, hidhen fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë –

Pas mbylljes së fjalimit të Berishës, hidhen fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë –

19:22 | 10/02/2026
Ta shpallim Ramën armikun më të rrezikshëm të Shqipërisë –

Ta shpallim Ramën armikun më të rrezikshëm të Shqipërisë –

18:48 | 10/02/2026
Ervin Salianji i bashkohet protestës kombëtare të opozitës te Kryeministria

Ervin Salianji i bashkohet protestës kombëtare të opozitës te Kryeministria

18:06 | 10/02/2026
Edi Rama hoqi maskën e fundit për të mbrojtur Ballukun –

Edi Rama hoqi maskën e fundit për të mbrojtur Ballukun –

18:02 | 10/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Protestuesit “rrethojnë” Kuvendin, hedhin molotovë, lëndohet një punonjës policie –
  • Pas mbylljes së fjalimit të Berishës, hidhen fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë –
  • Ta shpallim Ramën armikun më të rrezikshëm të Shqipërisë –
  • Ervin Salianji i bashkohet protestës kombëtare të opozitës te Kryeministria
  • Edi Rama hoqi maskën e fundit për të mbrojtur Ballukun –
  • Policia blindon me kangjella Kryeministrinë, protestuesi gjuan drejt godinës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Protestuesit “rrethojnë” Kuvendin, hedhin molotovë, lëndohet një punonjës policie –
  • Pas mbylljes së fjalimit të Berishës, hidhen fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com