“5 mijë euro për provimin e policisë”, reagon MB: Mashtrim i turpshëm

Duhet të lëçisni

Ik maturant! “Apliko jashtë!”, “Ik, larg!”

Nga Orilda Kalami Provimet e maturës janë përballja e parë e një filize me shtetin. Një filizë idealist, ëndërrimtar, pasionant, naiv, me talente, pa talente,...

EURO 2020: Dita e Lewandowski dhe Spanjës, 3 duelet në program për sot

EURO 2020 vijon rrugëtimin dhe sot janë programuar tre duelet e radhës në grupe. Në grupin D luhet edhe ndeshja tjetër prej orës 15:00,...

Përmirësohet situata me koronavirusin në Maqedoninë e Veriut, shënohet dita e parë pa asnjë viktimë pas 9 muajsh

Maqedonia e Veriut të dielën (13 qershor) nuk ka regjistruar asnjë viktimë me COVID-19 duke shënuar ditën e parë pa viktima që nga shtatori...

Zgjedhjet në PD/ Mbyllet numërimi në total: Fiton bindshëm Lulzim Basha me 81.7%

Ka përfunduar numërimi i votave në shkallë vendi në zgjedhjet brenda PD-së, për kreun e ri. Ka përfunduar numërimi në total i votave në të...

Ministria Brendshme ka reaguar pas denoncimit të ish kryeministrit Sali Berisha, i cili duke iu referuar qytetarit dixhital shprehej se për të kaluar testin e provimit për shkollën e policisë duhet të paguash një shumë prej 5 mijë eurosh për t’u pranuar.

Ministrja e Brendshme thotë se statusi i publikuar nga Berisha në vijim të disa të tjerëve, është mashtrim i turpshëm i një gënjeshtari recidivist me qellim baltosjen e policisë.

“Në përfundim të testimit me shkrim si për grupin e parë, të dytë dhe të tretë që zhvilluan testimin me shkrim gjatë dy ditëve, korigjimet janë kryer në moment dhe në prezencë të aplikantëve në sallë”- thuhet nder të tjera nga Ministria e Brendshme.

Deklarata e plotë e Ministrisë së Brendshme:

Lidhur me një status të publikuar në rrjetet sociale nga deputeti Berisha, ku një prej aplikantëve pretendon se pas përfundimit të testimit për “Patrullë e Përgjithshme” nuk është njohur me pikët dhe nuk janë publikuar ende listat duke aluduar për favorizime, sqarojmë se:

Në datën 15 dhe 16 Tetor në Pallatin e Kongreseve u zhvillua testimi i kandidatëve që konkuruan për të ndjekur studimet në Akademinë e Sigurisë, për pozicionin ‘Patrullë e Përgjithshme’.

Faza e parë, ishte testimi me shkrim që i paraprin testimit fizik dhe atij psikologjik.

Në këtë testim morën pjesë rreth 2700 të rinj nga i gjithë vendi, të cilët konkuruan për 150 vende në Policinë e Shtetit.

Testimi me shkrim u monitorua me kamera, si dhe nga një grup i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, SHÇBA dhe misioneve të asistencës ICITAP e PAMECA.

Sqarojmë opinion publik, se në përfundim të testimit me shkrim si për grupin e parë, të dytë dhe të tretë që zhvilluan testimin me shkrim gjatë dy ditëve, korigjimet janë kryer në moment dhe në prezencë të aplikantëve në sallë.

Rezulatet janë afishuar menjëherë në hyrje të Pallatit të Kongreseve si dhe janë publikuar në faqen zyrtare të Akademisë së Sigurisë dhe të Policisë së Shtetit, menjëherë sapo ka përfunduar korigjimi.

Gjithashtu në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Brendshme në rrjetet sociale apo në email, të gjithë ata aplikantë që kanë kërkuar ndihmë për t’u njohur me rezultatin u është kthyer përgjigje menjëherë duke iu dërguar linkun e shpalljes.

Ditën e hënë, datë 22 tetor, do të njoftohen aplikantët që do shpallen fitues të fazës së parë për të vijuar fazat e tjera të konkurimit.

Çdo aludim tjetër është dashakeq dhe me qëllimin e vetëm për të përbaltur procesin tejet transparent që po zhvillohet.

Statusi i publikuar, në vijim të disa të tjerëve, është mashtrim i turpshëm i radhës i një gënjeshtari recidivist.

Përsëri një tentativë për të hedhur baltë mbi Policinë e Shtetit.

Organizimi i provimit ishte model, një vlerë e shtuar për Policinë e Shtetit, që autori i shpifjes nuk mund ta kuptojë pasi në kohën e tij, studentët i zgjidhte Partia dhe për më teper ai është autori i mbylljes famëkeqe të shkollës së lartë të Policisë që i solli një dëm të jashtëzakonshëm Policisë duke i hapur rrugën medioritetit dhe pa aftësisë profesionale.

Ministria e Brendshme fton çdo aplikant që ka paqartësi apo ankesa t’i drejtohet Akademisë së Sigurisë, Drejtorisë së Përgjitshme të Policisë së Shtetit, si dhe SHÇBA-së, duke iu garantuar profesionalizëm dhe paanësi në trajtimin e çdo shqetësimi apo ankese.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Ik maturant! “Apliko jashtë!”, “Ik, larg!”

Nga Orilda Kalami Provimet e maturës janë përballja e parë e një filize me shtetin. Një filizë idealist, ëndërrimtar, pasionant, naiv, me talente, pa talente,...

EURO 2020: Dita e Lewandowski dhe Spanjës, 3 duelet në program për sot

EURO 2020 vijon rrugëtimin dhe sot janë programuar tre duelet e radhës në grupe. Në grupin D luhet edhe ndeshja tjetër prej orës 15:00,...

Përmirësohet situata me koronavirusin në Maqedoninë e Veriut, shënohet dita e parë pa asnjë viktimë pas 9 muajsh

Maqedonia e Veriut të dielën (13 qershor) nuk ka regjistruar asnjë viktimë me COVID-19 duke shënuar ditën e parë pa viktima që nga shtatori...

Zgjedhjet në PD/ Mbyllet numërimi në total: Fiton bindshëm Lulzim Basha me 81.7%

Ka përfunduar numërimi i votave në shkallë vendi në zgjedhjet brenda PD-së, për kreun e ri. Ka përfunduar numërimi në total i votave në të...

LGBTI kërkon heqjen e fjalës “nënë”/ Bes Kallaku: Shpirtin ma ngroh vetëm “o ma, o ba”… (film)

Kërkesa e komunitetit LGBTI për të zëvendësuar fjalën “nënë” me “prind që ka lindur” ka shkaktuar mjaft debat dhe revoltë tek qytetarët, të cilët...