Shtoni kastravec dhe borzilok
Pasi të keni bërë limonatën, shtoni disa feta kastraveci dhe borzilok në enën ku keni limonatë dhe lëreni të rrijë në atë formë përgjatë gjithë natës. Kastravecët nuk janë vetëm freskues, por edhe hidratues të mirë për trupin, për shkak të përmbajtjes së ujit dhe kaliumit.
Përziejeni me luleshtrydhe të shtypura
Luleshtrydhet janë plot me antioksidantë, ushqyes jo kalorikë që do ta ndihmojnë trupin të qëndrojë në formë dhe të jetë i fortë. Antioksidantët janë të lidhur me reduktimin e shumë problemeve shëndetësore. Limonat dhe luleshtrydhet, përmbajnë shumë vitaminë C! Luleshtrydhet e shtypura dhe të shtuara në limonadën tuaj do të shtojnë shumë vitaminat dhe do ta bëjnë gotën tuaj edhe më të bukur, pa përmendur shijen.
Shërbejeni me pjeshkë
Sezoni i pjeshkëve zakonisht është nga maji deri në shtator dhe ju mund t’i përdorni ato në formë pureje ose t’i fusni në limonatë. Pjeshkët janë një burim i madh i magnezit dhe kaliumit, të cilët janë minerale të rëndësishëm për shëndetin e kockave.
Përziejeni limonadën me nenexhik dhe shalqi
Shtypni pak shalqi dhe shtoni nenexhik në të, duke e lejuar të depërtojë në limonatë para se ta shërbejni. Nenexhiku është një barishte që ndihmon në tretje. Ndërsa domatet janë vlerësuar shpesh për përmbajtjen e likopenit, shalqini, në fakt ka një përqendrim më të lartë të këtij përbërësi, i cili i bën mirë shëndetit të syrit dhe të lëkurës.
Hidhini pak çaj të ftohtë
Të bëni limonatë me çaj të ftohtë, e njohur gjithashtu si Arnold Palmer është një tjetër mënyrë për t’u ndjerë e freskuar dhe për t’u qetësuar gjatë muajve të nxehtë. Hidhni pak çaj të gjelbër ose të zi në limonadën tuaj dhe përziejini. Duke pasur bashkë limon dhe çaj (qoftë jeshil apo i zi) rritni mundësitë e polifenoleve në çaj dhe absorboni më shumë prej tyre. Polifenolet mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve degjenerative dhe merren nëpërmjet dietave tona.