5 hapa si të përgatiteti për një intervistë pune – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

5 hapa si të përgatiteti për një intervistë pune

11:44 | 04/04/2016
në Gossip
0

Nëse vërtet doni të punësoheni, përgatitja duhet të fillojë shumë ditë përpara intervistës së punës. Ja 5 hapa si t’ia dilni mbanë me sukses;

Njih misionin e kompanisë

Për të filluar, vizitoni faqen e website-t të kompanisë, në të cilën po aplikoni për një pozicion. Klikoni rubrikën “Rreth nesh” ose ndonjë rubrikë tjetër që ju mendoni se zbulon vizionin e kompanisë. Ajo që vërtet bën diferencën në një intervistë pune është të kuptosh të veçantat që ka kompania dhe të bësh pyetje rreth këtyre. Me shprehjen e këtyre njohurive, intervistuesi mund të zhvillojë arsyet se pse ju do të jeni personi i duhur për të ndihmuar kompaninë në vazhdimësi.

Read more

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Kuptoni kulturën e kompanisë

Një pjesë vërtet e rëndësishme e punësimit që ka ndryshuar me kalimin e kohës është rëndësia e qasjes kulturore. Dhe punësimi në bazë të kulturës është i ndryshëm nga ai që bëhet duke u bazuar vetëm në aftësitë apo eksperiencën e punës që kandidati paraqet në CV-në e tij. Për të kuptuar kulturën e punës në një kompani dhe se si dikush mund të përshtatet brenda saj, mund të lexohet faqja e karrierës së kompanisë, ose nëse është e mundur, të lexohet se çfarë ka deklaruar vetë kompania mbi kulturën e saj. Për të dhënë një shembull, Google është ndër kompanitë që ka një kulturë të të punuarit në grup. Kjo përfshin jo vetëm punën brenda zyrave, por edhe udhëtimet jashtë vendit apo festat e ndryshme që organizohen dhe paguhen nga kompania. E kundërta e asaj që bën Google mund të jetë një kompani ku vlerësohet puna dhe arritja individuale. Prandaj, të njohësh kulturën e një kompanie ndihmon edhe aplikantin vetë që të konkurrojë për pozicionet e punës ku mund të japë maksimumin. Vende të tjera ku kandidatët mund të mësojnë mbi kulturën e organizatës janë rrjetet sociale apo dëshmi të punonjësve që kanë bërë intervista pune.

Të njohësh industrinë

Zakonisht kandidatët për një vend pune nuk shkojnë në një intervistë pa kuptuar më parë industrinë ku bën pjesë kompania dhe potencialet e punonjësve në të. Thënë kjo, pak punë paraprake në shtëpi do të ishte ideale. Intervistuesit nuk presin që një aplikant të jetë unik në cilësitë e tij sapo ai ka hyrë në zyrë, por të kuptojë mekanizmin e industrisë ku kompania bën pjesë është një ide shumë rezultative. Për shembull, nëse do të aplikoni për një pozicion pune në një kompani prodhimi apo shpërndarjeje të pijeve freskuese, ju duhet të keni informacione mbi këtë treg. Këto informacione mund të përfshijnë numrin e kompanive në këtë sektor, konkurrentët më të ashpër të kompanisë ku doni të punësoheni, rrugët e distribucionit apo strategjitë e marketingut të këtyre kompanive.

Prezantimi juaj

Në ditët e sotme, falë teknologjisë, aplikantët për punë e prezantojnë veten e tyre në mënyra të ndryshme, si për shembull nëpërmjet video-intervistave online. Megjithëse takimi ballë për ballë është më rezultativ, video-intervistat po bëhen gjithmonë e më të përdorshme, sidomos nëse jeni duke aplikuar në një kompani ndërkombëtare. Por duhet të bëni kujdes pasi gjuha e trupit edhe në këtë rast ka një rëndësi themelore. Ju mund ta bëni intervistën nga dhoma juaj e gjumit apo nga kuzhina, por shpesh neglizhohet sfondi prapa jush. Punëdhënësit janë shumë të kujdesshëm për të vlerësuar edhe mjedisin dhe mënyrën se si ju e përgatisni intervistën.

Përgatisni një listë pyetjesh

Intervistën nuk duhet ta shndërroni në një marrje në pyetje. Pasi jeni njohur me kompaninë, duhet të përgatisni paraprakisht edhe një listë pyetjesh për t’ua bërë intervistuesve tuaj. Sigurisht, pyetjet nuk duhet të jenë të tipit “Sa do të jetë paga ime” ose “Kur mund të marr disa ditë pushim pasi të filloj punën”, por duhet të jenë pyetje që tregojnë interesimin tuaj në lidhje me kompaninë dhe pozicionin tuaj të punës. Nëpërmjet pyetjeve, ju do t’u lini intervistuesve të kuptojnë se keni dijeni për llojin e punës që do të bëni dhe jeni një person kërkues dhe jo thjesht pohues. Por ama, nëse vendosni që pyetjet t’i parapërgatisni, tregohuni të kujdesshëm që të gjeni kontekstin e duhur kur t’i bëni ato.

Të Lidhura

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

nga 27 ok
15:40 | 26/11/2024
0

Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit...

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

nga 27 ok
15:37 | 26/11/2024
0

Edhe tek ushqimi për qentë endacakë ndërhyn Erion Veliaj, duke i çuar paratë tek miku i tij Albert Metani. Pasi...

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

nga 27 ok
15:35 | 26/11/2024
0

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim ankimin që ka bërë Sali Berisha ndaj masës së sigurisë arrest në shtëpi, të...

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

nga 27 ok
15:33 | 26/11/2024
0

Nënkryetari i PD, Flamur Noka ka publikuar një dokument në rrjetet sociale për të cilin denoncon se është procesverbali i...

Para
Pse ka frikë Marina nga fluturat

Pse ka frikë Marina nga fluturat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025
Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

16:24 | 28/05/2025
Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com