Arrestohen katër persona sot në operacionin e antidrogës në Mitrovicën e Jugut. Në mesin e të arrestuarve ka edhe shtetas të Shqipërisë si dhe dyshohet se droga erdhi nga Shqipëria, thonë burimet brenda Policisë së Kosovës.
Dyshohet se droga është sjellë me automjete nga Shqipëria, ku edhe një pjesë e drogës është gjetur në këto automjete, ndërsa pjesa tjetër është gjetur në një objekt në Mitrovicë.