Disa herë kanë tentuar protestuesit e opozitës të thyejnë dyert e Kryeministrisë por sapo janë afruar Garda brenda Kryeministrisë dhe në taracë iu ka hedhur gaz lotsjellës. Ndonëse kanë kaluar 3 orë nga protesta qytetarët vazhdojnë të qëndrojnë të shumtë para Kryeministrisë dhe herë pas here ka mësymje drejt godinës.
E menjëhershme është edhe përgjigjja e gardës, e cila hedh gaz lotsjellës. Protestuesit i kanë vënë flakën edhe pemëve para Kryeministrisë.