Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

4 anëtarë të Këshillit Koordinativ të Diasporës reagojnë për krizën në Shqipëri

Nga 27.al 0

4 anëtarë të Këshillit Koordinativ të Diasporës u bën thirrje palëve politike në Shqipëri që të ulen në bisedime t’i ofrojnë popullit një zgjidhje afatgjatë, që të mund të sigurojë jo vetëm standardet demokratike të vendit, por edhe një paqe dhe unifikim shoqëror.

Përmes një postimi në facebook, Ardiana Bjeko, Ardian Radovicka, Gazmend Kapllani dheAnila Hyka Smørgrav kanë listuar 4 pika, në të cilat bëjnë thirrje për dialog të menjëhershëm mes palëve, sidomos për daljen nga kriza e zgjedhjeve lokale.

Thirrje drejtuar klasës politike shqiptare

Me shqetësim të veçantë po ndjekim situatën politike shumë të acaruar në Atdhe. Ajo që po shohim ne dhe e gjithë bota është një lojë tejet e rrezikshme që po luhet në dëm të popullit dhe vendit nga aktorët kryesorë politik. Për ne është shqetësuese fati i kombit, që ju po e tërhiqni drejt greminës. Prej mëse 30 vjetësh ju kemi ndjekur, herë entuziastë e me besim, e herë të zhgënjyer prej alternativave zgjedhore të kufizuara. Ka ardhur koha të dëgjoni diasporën, së cilës i referoheni vazhdimisht në prag fushatash e udhëtimesh tejkufitare.
Ju bëjmë me dije se ne, përfaqësuesit e Diasporës, nuk mund të jemi indiferentë ndaj ngjarjeve në atdhe, prandaj kështu siç jemi, të organizuar në një këshill, ju tërheqim seriozisht vëmendjen dhe ju kujtojme te lini interesin dhe egot personale mënjanë dhe të mendoni për të mirën e Shqipërisë. Nëse na konsideroni vëllezër dhe motrat tuaja të përzgjedhur për të ndërtuar urat e komunikimit ndërmjet Diasporës dhe shtetit Amë, ju lutemi dëgjojeni apelin tonë.
Ju lutemi mbani parasysh që ne ofruam integritetin dhe kreditet tona personale, paanshmërinë tonë dhe distancimin ndaj interesave partiake me shpresen për të kontribuar në interes të kombit. Për këtë qëllim po ju drejtohemi sa më poshtë vijon:

1. Bëhuni të arsyeshëm dhe ulni armët në mënyrë që të siguroni paqe politike dhe sociale që aq shumë i duhet Shqipërisë.
2. Uluni në dialog pa kushte për të gjetur një formulë dalje nga kriza e zgjedhjeve locale, por sidomos për të gjetur zgjidhje afatgjata politike dhe institucionale në të mirë të kombit.
3. Dergoni popullit mesazhin e një shteti ku sundon LIGJI, duke ri-bërë Kodin Zgjedhor dhe organizoni në një kohë optimale me konsensus zgjedhje të përgjithshme mbi bazën e një sistemi që eliminon çdo manipulim dhe çdo listë të kontrolluar nga kryetarët e partive .
4. Beni nje marreveshje historike mes forcave politike që të kontribojnë të gjitha ne hapjen e negociatave me BE, te cilën e konsiderojmë jetike për të ardhmen e vendit dhe të diasporës.

Diҫka e tillë do inaguronte nje kulturë te re politike per te cilën vendi ka shumë nevojë. Interesat tona kombetare afatgjata duhet te vihen mb interesat partiake afatshkurtra. Mos u druani se do të humbni të gjithë nga pak se do të fitojë Shqipëria. Jemi gati të vetë-afrohemi si interlokutorë ndërmjet palëve nëse kemi besimin tuaj. Të merren seriozisht parasysh qendrimet dhe këshillat e aleatëve tanë strategjikë në Perëndim. Mbetemi në pritje të reflektimit tuaj të shpejtë dhe pozitiv, i cili shpresojme te vendos ne qender te diskutimeve Shqiperine!

Duke i bërë thirrje jo vetëm diasporës por cdo shqiptari kudo qe jeton dhe qe sheh interesin a atdheut dhe të kombit mbi interesat e partive, ftojme te gjithe anëtarët e tjerë të KKD, Ambasadorët e Kombit, dhe të gjithë përfasuesit e shoqatave të diasporës t’i bashkohen thirrjes sonë për një dialog te qytetëruar që të vendoset qetësia sociale në Shqipëri.

Me respekt,
Antarët e Këshillit Koordinativ të Diasporës

Ing. Ardian Radovicka – Kanada
Dr Gazmend Kapllani – USA
Ing, Anila Hyka Smørgrav – Francë
Dr. Adriana Fishta-Bejko – Kanada

23 Qershor 2019

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej