“Paketa ka vlerën e 6 mln eurove”, Kosova përgatitet për ngrohjen gjatë muajve të dimrit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Paketa ka vlerën e 6 mln eurove”, Kosova përgatitet për ngrohjen gjatë muajve të dimrit

20:47 | 16/10/2022
në Kosove Rajon
0

Rrahim Beqiri, banor i Prishtinës, merr 110 euro në muaj ndihmë nga shteti, me të cilat mban familjen, gruan dhe djalin 11 vjeç. Ai thotë se në pamundësi për të gjetur një punë të rregullt, me këto të ardhura e ka të vështirë të sigurojë ngrohje për këtë dimër. Viteve të kaluara e kishin ndihmuar miqtë me drunj, por këtë vit me rritjen e çmimeve, gjërat kanë ndryshuar.

 

 

“Shoqëria m’i kanë dhënë nga dy tri metra viteve të kaluara, por për sivjet asgjë dhe nuk ka shpresë aspak. Me rrymë nëse mundem ta përballoj, nëse jo më duhet vetëm të rri e të shikoj”, thotë ai.

Në Kosovë, ku energjia elektrike është burim kryesor për ngrohje, autoritetet kanë paralajmëruar se dimri i këtij viti do të jetë mjaft sfidues për shkak të krizës energjetike botërore, pamundësisë që vendi të përmbushë nevojat e tij me prodhimin e brendshëm dhe çmimeve të larta të importeve.

Sipas përllogaritjeve mesatare pritet që shpenzimi i energjisë elektrike gjatë dimrit të jetë 4.12 milion megavat orë, derisa prodhimi do të jetë 3.2 milion megavat orë, që i bie se vendit do t’i duhen edhe 722.8 mijë megavat orë energji elektrike nga importi.

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Në përpjekje për të përballuar këtë krizë, ministria e Ekonomisë në Kosovë ka paraqitur një plan për mbështetjen financiare të qytetarëve për blerjen e pajisjeve për ngrohje që shpenzojnë më pak.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, deklaroi se paketa ka vlerën e 6 milionë eurove.

“Pajisjet që do të subvencionohen nëpërmjet kësaj thirrje përfshijnë kaldajat me biomasë dru, pelet, briket që do të subvencionohen deri në 70 për qind të vlerës së investimit, ose deri në një mijë e 200 euro. Pompat termike të cilat ulin shpenzimin e energjisë elektrike deri në 70 për qind do të subvencionohen deri në 30 për qind ose deri në dy mijë e 500 euro. Kondicionerët eficient të cilët ulin shpenzimin e energjisë deri në 70 për qind do të subvencionohen deri në 40 për qind të vlerës ose deri në 400 euro. Stufat indivduale eficiente me biomasë – dru, të cilat për familjet që janë pjesë e skemës sociale do të subvencionohen deri në 90 për qind”, tha zonja Rizvanolli.

Ajo theksoi se me këtë skemë planifikohet të mbështeten rreth dhjetë mijë familje, të cilat do të kursejnë rreth 70 për qind të konsumit të energjisë, që në total i bie rreth 12 milionë euro kursim gjatë këtij dimri.

Mundësia për të përfituar subvencione nga qeveria, ka rritur kërkesën për pajisje të tilla të ngrohjes, thotë Besfort Jakupaj, drejtues i një kompanie që tregton paisje të tilla.

“Nëse krahasohet kërkesa vitin e kaluar me atë tash nga qytetarët e Kosovës, është përafërsisht diku 30 për qind më shumë. Unë shpresoj që qeveria në vazhdimësi do të ofrojë subvencione të tilla për pompa termike dhe të gjitha paisjet tjera efiqiente si klimat për banesa, meqë një pjesë e banesave nuk kanë mundësi për vendosje të pompave termike, ndërsa klima është një zgjidhje e mirë për ta që të bëjnë ngrohjen në fazën kalimtare”, thotë ai.

Ekspertë të sistemit energjetik thonë se masat e qeverisë janë të dobishme por të pamjaftueshme për të përballuar situatën e krijuar.

Dardan Abazi hulumtues në Institutin për Politika Zhvillimore (INDEP) i tha Zërit të Amerikës se subvencionimi është dashur të nisë më herët.

“Ndonëse ne i mirëpresim masat si të tilla, konsiderojmë se ato janë edhe të pamjaftueshme por edhe të vona si masa. Jemi në muajin tetor kur tashmë fillon sezona e ngrohjes së qytetarëve, moti vetëm se është përkeqësuar, ndërsa vetëm tani ministria e Ekonomisë e ka shpallur këtë skemë. Ne vlerësojmë se kjo u ka lejuar njerëzve shumë pak kohë që edhe të informohen mbi skemën që është hapur, edhe nuk janë ofruar informata të bollshme për qytetarët se si të aplikojnë. Në anën tjetër sasia e cila do të jepet, pra për rreth dhjetë mijë konsumatorë nuk është e mjaftueshme që të zbusë në masën e duhur për këtë vit kërkesën për energji”, thotë ai.

Përndryshe, thotë zoti Abazi, Kosova duhet të punojë në planin afatgjatë drejt kalimit në energji të ripërtërishme. Aktualisht në Kosovë 95 për qind e energjisë prodhohet nga dy termocentrale të vjetra dhe vetëm pesë për qind nga burimet e ripërtërishme si dielli, era apo uji./VOA

Etiketa: Kosovekrize energjetike

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Lufta mund të zgjasë, Franca gati të trajnojë rreth 2.000 ushtarë ukrainas

Lufta mund të zgjasë, Franca gati të trajnojë rreth 2.000 ushtarë ukrainas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

23:12 | 19/12/2025
Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

22:44 | 19/12/2025
(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

22:30 | 19/12/2025
Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

20:50 | 19/12/2025
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –

20:40 | 19/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Prisni vendimin e Kushtetueses! –
  • Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –
  • (VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –
  • Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –
  • Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –
  • SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Prisni vendimin e Kushtetueses! –
  • Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com