Një 34 vjeçar mbeti i vrarë me thikë mbrëmjen e 17 korrikut 2016 në Kamëz. Ngjarja është shënuar rreth orës 22:05 në rrugën “Parisi”.
Policia informon: “Pas një konflikti për motive të dobëta është plagosur me thikë në bark shtetasi O. K., 34 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në S.Q.U. ku në orët e para të mëngjezit të ditës së sotme ka ndërruar jetë.”
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka identifikuar autorin e dyshuar të kësaj ngjarje shtetasin A. D., 55 vjeç, banues në Kukës. Vijon puna për kapjen e tij.