33 vjeçari kryen manovra të rrezikshme me makinë e përplas policin e “Shqiponjave”, arrestohet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

33 vjeçari kryen manovra të rrezikshme me makinë e përplas policin e “Shqiponjave”, arrestohet

15:47 | 07/07/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Një i ri është vënë në pranga nga policia, gjatë orëve të para të ditës së sotme.

Bëhet fjalë për Marlind Ymeraj, i cili duke udhëtuar me shpejtësi, jo vetëm që nuk i është bindur urdhrit të policisë, por ka thyer edhe dy postblloqe.

Për shkak të veprimeve të të riut, Ymerja, një punonjës policie me inicialet S. L., ndodhet në spital, pasi është dëmtuar rëndë në pjesën e këmbëve.

Read more

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

33-vjeçari, i ndëshkuar administrativisht edhe tri herë të tjera brenda 10 ditëve, për manovra të rrezikshme dhe gara shpejtësie në qendrat e banuara.

Policia Rrugore i pezullon lejen e drejtimit, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë dhe qarkullim në sens të kundërt, i heq të gjitha pikët e lejes së drejtimit, e ndëshkon me vlerë maksimale 100.000 lekë të rinj dhe ndalim administrativ të mjetit për 1 muaj.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Marlind Ymeri, 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në sallën e Komandimit të DVP Tiranë kanë ardhur telefonata nga qytetarët se një mjet tip ‘Benz’ po xhironte gomat dhe po kryente manovra të rrezikshme. Menjëherë, në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Komisariatit të Policisë Nr. 2, të cilët i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit.

Drejtuesi i mjetit, sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka shtuar shpejtësinë duke mos iu bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar.

Në ndihmë të Patrullës së Përgjithshme ka shkuar edhe Forca e Posaçme ‘Shqiponjat’ dhe shërbimet e tjera, të cilët i kanë bllokuar rrugën automjetit, në bulevardin ‘Gjergj Fishta’, me qëllim që të ndalonte. Drejtuesi i mjetit përsëri nuk i është bindur urdhrit për ndalim, duke aksidentuar mjetin e Policisë dhe efektivin e ‘Shqiponjave’ dhe më pas është larguar. Punonjësi i policisë S. L. ndodhet në spital, pasi ka marrë dëmtime të rënda në pjesën e gjymtyrëve.

Drejtuesi i mjetit ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, duke aksidentuar dhe një mjet tjetër të Policisë, por më pas është bërë i mundur ndalimi, neutralizimi dhe prangosja e tij.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit, për veprat penale ‘Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt’, ‘Kundërshtim i punonjësit të policisë’, ‘Shkatërrim i pronës’ dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: aksidentoi policinarrestohet 33 vjeçari

Të Lidhura

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

nga 27
13:59 | 05/06/2026
0

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

nga 27
13:43 | 05/06/2026
0

Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Sipermarresi Carapuli është shoqëruar nga avokati...

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

nga 27
13:21 | 05/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj....

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

nga 27
13:02 | 05/06/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet e zbardhura së fundi të cilat tregojnë se familjarët...

Para
Atentati ndaj kryebashkiakut Tushe, flasin mjekët: Më serioze gjendja e sekretares

Rama shkarkon nga detyra kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushen

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

13:43 | 05/06/2026
Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026
Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026
Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –
  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com