Një 30-vjeçar ka tentuar të vetëdigjet para godinës së kryeministrisë në Tiranë.
Bëhet me dije se i riu është lyer me benzinë dhe ka tentuar t’i vërë flakën vetes. Patrulla e policisë të gjendura pranë godinës së kreyministrisë dhe kanë ndërhyrë për ta shpëtuar 30-vjeçarin.
Mësohet se i riu në momentin që tentoi të kryente aktin e rëndë, ishte në gjendje të rëndë psikologjike.