Gjuriç: Vuçiç do të bisedojë me minatorët e Trepçës
Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiç, pritet të vizitojë Kosovën të dielën më 3 prill. Këtë e ka thënë shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç. Gjuriç, në një emision të televizionit publik të Serbisë, ka thënë se Vuçiç do të qëndrojë në Leposaviq dhe do të bisedojë me minatorët e Trepçës, shkruajnë mediat e Kosovës. Sipas tij, Gjuriq do ta vizitojë edhe Mitrovicën e Zubin Potokut. “Vuçiç do të shkojë edhe në Universitetin e Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicë”, ka bërë të ditur Gjuriç.