Autoritetet në shtetin e Luizianës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaruan se 3 oficerë policie janë qëlluar për vdekje në Baton Rouge.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa informacione më të detajuara pritet të ketë në orët në vazhdim.
Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën. Mediat lokale raportojnë se autori i vrasjes së trefishtë është ekzekutuar nga policia.
Ky incident pason atë të vrasjes së një njeriu me ngjyrë, që shkaktoi reagime të shumta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku pati edhe protesta.