Ish Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i shoqëruar nga avokati i tij, Maksim Haxhia kanë mbërritur në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Kujtojmë se seanca e datës 19 qershor në Gjykatën e Krimeve të Rënda dështoi.
Ish-ministri përballet në gjykatë me 3 akuza: “Trafikimi i narkotikëve, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
Sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda, Tahiri ka qenë garant i grupit të “Habilajve” në trafikun e drogës. Në të njëjtin proces janë të pandehur edhe tre ish zyrtarët e lartë të Policisë së Vlores, Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila, ende të pa arrestuar.