27 mijë lutje për Gjiknurin e Ramën: Ndalni shkatërrimin e Valbonës (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

27 mijë lutje për Gjiknurin e Ramën: Ndalni shkatërrimin e Valbonës (film)

14:40 | 25/04/2017
në Shqiperi
0

Balkan Rivers Tour 2: Buldozerët kanë pushtuar parajsën, të mbështetur nga kryeministri Rama dhe qeveria. Keta njerëz të mëdhenj po shpërfillin rezistencën brenda Parkut Kombëtar të Valbonës, për orekset e tyre të mëdha me hidrocentrale të vegjël.

Thirrja: Lumi i Valbonës ka nevojë për ndihmën tuaj tani. Buldozierët po punojnë çdo ditë. Koha nuk është në anën tonë, ne duhet të veprojmë tani.

Ndërsa Tirana është pushtuar prej javësh nga Çadra e opozitës dhe e gjithë rrëmuja politike që i vjen vërdallë, Valbona vazhdon e shkatërrohet. S’ka mbetur askush ta mbrojë, veçse Amerikania e Alpeve,  Catherine Bohne.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Mediat dhe shoqëria civile e kanë braktisur Valbonën duke e lënë në fatin e keq drejt shkatërrimit, fat i vendosur nga qeveria Berisha bashkë me qeverinë Rama.

Qeveritë shqiptarë kanë aftësi prej djalli për të shkatërruar gjithçka na ka falë Zoti në tokën tonë e po kaq të afta të betonizojnë gjithçka. Kësaj historie të tmerrshme të keqeverisjes nuk i ka shpëtuar Valbona. Megjithëse është shpallur një nga dhjetë vendet me të bukura natyrore në Botë, nga National Geographic, Valbona po shkatërrohet shumë shpejt.

I vetmi zë që vazhdon të buçasë është ai i Amerikanes së Alpeve,  Catherine Bohne. Ajo nuk ka rreshtur në asnjë moment duke kërkuar mbështetjen e të gjithë aktorëve brenda dhe jashtë Shqipërisë për të ndalur shkatërrimin e Valbonës.

Qeveria Berisha firmosi në fund të mandatit të saj, koncesionet  për ndërtimin e 11-të HEC-ve në Grykën e Valbonës. Kur u nënshkruan marrëveshjet me kompanitë që po ndërtojnë sot mbi Valbonë, Rama ishte në opozitë dhe asokohe premtoi se do të çbënte konçesionet për Valbonën e vende të tjera, ku shkatërrohen pasuritë natyrore shqiptare. E kundërta ndodhi, jo vetëm që nuk ndali koncesionet e dhëna nga Berisha, por firmosi edhe të tjera për ta çuar deri në fund shkatërrimin e Valbonës.

Në këto kushte, kur shqiptarët e kanë braktisur Valbonën, ka organizata ndërkombëtare që kanë nisur një fushatë sensibilimi në rrjetet sociale për të ndalur shkatërrimin e Valbonës. Një prej tyre është Balkan Rivers Tour, një projekt i kolektivit Leeway të Sllovenisë. Balkan Rivers Tour  ka postuar një video mesazh në facebook, ku i kërkohet kryeministrit Rama dhe ministrit të linjës, Damian Gjiknuri, të ndalin ndërtimet në park. Videomesazhi është publikuar dy ditë më parë dhe brenda 24 orëve të para,  videoja është shikuar mbi 27.000 herë dhe është shpërndarë në mbarë botën.

Në video kishte një mesazh të unifikuar: Indiferenca e qeverisë shqiptare ndaj shkatërrimit të vazhdueshëm të Parkut Kombëtar të Valbonës nuk është e pranueshme.

Mesazhi

Buldozierët pushtojnë parajsën. Mbështetur nga kryeministri aktual i Shqipërisë Edi Rama, vendimmarrësit po anashkalojnë ligjet dhe politikat, duke shkuar qartë drejt prerjes së pyllit përreth lumit e thyerjes së shkëmbenjëve me dinamit. Keta njerëz të mëdhenj po shpërfillin rezistencën brenda Parkut Kombëtar të Valbonës, për orekset e tyre të mëdha me hidrocentrale të vegjël. Ndaloni për një moment dhe mendoni sikut kjo të ndodhtë në oboret tuaja. Çfarë do të bënit? Nëse përgjigja është do të veproja, atëherë ngrijeni zërin tuaj. Së bashku duhet të jemi zëri i lumit. Tregoni Edi Ramës çfarë mendoni ju në Facebook dhe në Twitter. Jepni zë mendimit tuaj. Bëni presion mbi qeverinë shqiptare për të ndalur ndërtimin duke shpërndarë këtë postim e duke etiketuar @EdiRama dhe duke shkruar #MosMaPrekValbonen.

Lumi i Valbonës ka nevojë për ndihmën tuaj tani. Buldozierët po punojnë çdo ditë. Koha nuk është në anën tonë, në duhet të veprojmë tani.

Last days to halt hydropower construction in Valbona

Etiketa: 27 mijë lutje për Gjiknurin e Ramën: Ndalni shkatërrimin e ValbonësAmerikania e AlpeveBalkan Rivers TourCatherine BohneDamian GjiknuriGryka e ValbonësLeewayNational GeographicParku Kombëtar i ValbonësValbona

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Arrestohet në Francë ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Të enjten, Haradinaj sërish para gjykatës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –

Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –

18:46 | 25/12/2025
Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug –

Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug –

18:34 | 25/12/2025
Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –

Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –

18:00 | 25/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën –

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën –

17:46 | 25/12/2025
Zbulohet kush është “Labi” që Ergys Agasi dhe Alqi Bllako donin ta emëronin administrator të koncesionit! Plani për ‘goditjen’ e ish-ministrit të PS

Zbulohet kush është “Labi” që Ergys Agasi dhe Alqi Bllako donin ta emëronin administrator të koncesionit! Plani për ‘goditjen’ e ish-ministrit të PS

17:42 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –
  • Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug –
  • Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –
  • Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën –
  • Zbulohet kush është “Labi” që Ergys Agasi dhe Alqi Bllako donin ta emëronin administrator të koncesionit! Plani për ‘goditjen’ e ish-ministrit të PS
  • Dimensionet shqetësuese të pastrimit të parave tek pasuritë e paluajtshme në Shqipëri –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –
  • Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com