26 maj 1996: 20 vjet më parë vrasja kolektive në Tiranë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

26 maj 1996: 20 vjet më parë vrasja kolektive në Tiranë

22:14 | 26/05/2016
në Opinion
0

Nga Lorenc Vangjeli

Në Kuvendin e Shqipërisë, në seancën e 26 majit 2016 shkëlqeu batuta e ministrit të Mjedisit, Lefter Koka: “Unë e di që në një kohë, kur flitet për dekriminalizimin, për reformën në drejtësi, për reformën zgjedhore apo Shukriun, të flasësh për zogjtë shtegtarë dhe ariun, është luks i madh.”

Ligji për moratoriumin e gjuetisë që kishte hyrë për votim në seancë, vërtet dukej jashtë kohe në përpjekjen e tij për të dëshmuar një Shqipëri normale. Pak a shumë si Shqipëria televizive, të cilën deputeti socialist, Eduard Shalsi e lidhte dhe me faktin se tani, për shkak të moratoriumit të gjuetisë, zogjtë shtegtarë në Kune, Tale, Vainë apo dhe gjetkë në Shqipëri, kanë më pak frikë dhe afrohen në takimin “e pamundur deri dje dhe pa krisma” mes natyrës dhe qënies njerëzore.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Edhe batuta e ministrit, edhe shpjegimi i ligjit nga deputeti, me gjasë do të kenë pak vend në në kujtesën e publikut. “Nëse në një kompani ushtarësh që marshon, vetëm një ushtar mban ritmin e duhur, çfarë duhet bërë?”, pyet Shalsi duke u përgjigjur po vetë: “Duhet të ndryshojë ritmin ushtari i mirë!”. Dhe kompania parlamentare nuk e ndryshoi ritmin e saj të zakonshëm.

Po në Kuvendin e Shqipërisë, në seancën e 26 majit 2016, ish-kryeministri Berisha shkëlqeu me oratorinë e tij të errët e të egër ndaj pasardhësit të tij. Ai e konsideroi Ramën si kriminel me emër të ndryshuar, e quajti racist që bën ndarjen Veri-Jug të vendit dhe që ka rekrutuar kriminelë si anëtarë të Parlamentit dhe të administratës së lartë publike në vend. Dhe, megjithëse edhe këtë herë ishte e do të jetë si përherë, në vëmendjen e publikut do të mbetet gjatë në kujtesë tirada e zakonshme e ish-kryeministrit, të cilit i dhanë të drejtë të pjesshme në akuzat e tij formularët e dekriminalizimit. Që tashmë janë publikuar dhe mund të shihen nga kushdo duke zbuluar emra për deputetë me hije e të hetuar, gjykuar dhe vazhdimisht të dyshuar si dhe për të zgjedhur vendorë apo zyrtarë të lartë të të njëjtit batak. Për të tjerë, rreth 50 të tillë, që as nuk kanë dorëzuar formularin dhe që praktikisht do të largohen nga detyrat e tyre, historia me aksidente të së shkuarës, do t’i mbetet të shkuarës. Dhe ata do të ikin.

Në të njëjtën seancë të së enjtes, socialisti i përhershëm Gramoz Ruçi kërkoi ndërprerjen e saj, kurse Balla edhe më ashpër kërkoi largimin e “kriminelit” Berisha që fyeu pasardhësin e tij Rama.

Idrizi i PDIU-së si drejtues i seancës e ndërpreu atë në pamundësi për të vazhduar më tej.

Kjo ishte pamja e seancës parlamentare në datën 26 maj 2016. Një datë për të cilën kalendari kërkon një çast kujtese për një përvjetor të harruar.

Më të errëtin.

Më të dëmshmin.

Më të tmerrshmin.

Startin ende pa finish të gjithë dramave, traumave dhe tragjedive që ka pësuar Shqipëria moderne postkomuniste.

Fiks 20 vjet më parë, të parat zgjedhje politike në vend mbas instalimit si formë, por jo si projekt të pluralizmit dhe demokracisë në vend, u vranë nga segmente të qeverisë së PD-së, drejtuar nga ish-Presidenti Berisha. Kronika e kohës dëshmon se socialistët u tërhoqën nga një garë që e konsideruan ata fillimisht të manipuluar dhe më pas, u quajt e tillë me “konsensus” tragjik nga gjithkush. Edhe nga ndërkombëtarët. Dhe nga këtu nisi rrokopuja. Dy ditë më pas, në 28 maj ish-opozita u rrah publikisht në sheshin Skënderbej. Më pas, amerikanët tentuan një kompromis pa ndryshuar ngjyrën e fituesit: kërkuan përsëritjen e votimeve në 40 zona, por u refuzuan. Deri në tetor të të njëjtit vit në zgjedhjet vendore, u bë çdo hap për hir të votave, domethënë pushtetit. U toleruan banditët e përdorur për majin dhe mbi të gjitha, u lanë të lira piramidat financiare. Në harkun e pak muajve, qershor-tetor, ato u shumëfishuan në përmasa duke shtuar në progresion gjeometrik listën e shqiptarëve që u zhytën dhe mbytën në atë spekulim të pastër politiko-financiaro-kriminal. Deri në dhjetor të 1996, kur situata u bë thjesht e pamenaxhueshme dhe vendi u zhyt në kaosin e 97-ës, duke u “pushtuar” në pranverë me konsensus nga një trupë ushtarake ndërkombëtare; nga ushtarakë me mjete të blinduara që u pritën si çlirimtarë të shqiptarëve nga marrëzia shqiptare e shqiptarëve që qeverisnin Shqipërinë.

Ai kaos 20 vjeçar, i ndryshëm në formë, por i ngjashëm në përmbajtje, vazhdon deri sot. Vrasja e zgjedhjeve ishte dhe mbetet dhe sot rrënja e helmuar që po zgjat pafund tranzicionin e pabesueshëm shqiptar. Shqipëria mbetet për t’u shënuar si vendi i fundit ish-komunist që ndryshoi sistemin dhe po vendi i fundit që rropatet në një tranzicion të tejzgjatur për shkak të zgjedhjeve të gabuara politike. Ndaj qoftë batuta e Kokës, qoftë diskutimi i Shalsit për zogjtë shtegtarë do të duhej të ishin shqetësimi normal i një vendi normal. Ato ngjajnë të panatyrshme, sepse Shqipëria normale është qëlluar që 20 vjet më parë, në 26 maj 1996 dhe ende nuk është shëruar e rilindur!

/javanews.al/

Etiketa: 26 majiEduard ShalsiLefter KokaLorenc VangjelimarrëzitiradaTiranevrasja kolektive

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Rënia e ambasadorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com